• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja në Dragash, sërish përçahet!
e Diel, 31 Tetor 2010 22:33
ldk_dragashDragash - Ndonëse Kuvendi i VII-të i degës së LDK-së në Dragash, të shtunën i filloi punimet me 104 delegatë, të ardhur nga 20 aktive, pas rreth shtatë orë debati, replikash e pauzash, ai përfundoi me 26 delegatë më pak, ngase ata e braktisën atë, në shenjë pakënaqësie, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre. Ishte kjo pasojë e mungesës së arritjes së konsensusit rreth mënyrës së përfaqësimit të aktiveve në kryesinë e ardhshme, me ç’rast njëra palë këmbëngulte që të shtohet numri i anëtarëve të kryesisë, ndërkaq tjetra që të respektohet Statuti. Më të zëshmit rreth variantit të parë ishin delegatët e Aktivit të Breznës; Defrim Gashi, Urim Krasniqi e Qerim Bajraktari, të cilëve më pas iu bashkuan edhe ata të qytezës së Dragashit; Naim Ramadani e Nazim Dauti, pastaj të fshatit Brrut; Shaban Skënderi e Agim Ramadani, si dhe pjesërisht delegatët e fshatit Kosavë dhe Pllajnik.
Pas diskutimeve “pro” e “kundër” këtij varanti, ndërhyjnë anëtarët e Këshillit Qendror, Behxhet Brajshori dhe Skënder Zogaj, për t’i qetësuar zërat. “Po qe se Kuvendi vendos për variantin e parë, me qëllim të përfshirjes së të gjitha aktiveve, nuk ka asgjë të keqe”, theksoi Brajshori. Por, edhe përkundër kësaj dhe votimit me shumicë votash për shtimin e numrit të anëtarëve të kryesisë, polarizimet kanë vazhduar pas insistimit të kryesisë së punës, të cilën e drejtonte kryetari i deritanishëm i kësaj dege, Halim Shemsidini, që të votohet sërish për mënyrën e votimit. Në votimin e ripërsëritur, posa konstatohet se shumica e delegatëve kanë votuar që votimi të bëhet me vota të fshehta, 21 delegatë e braktisën sallën, të pakënaqur me faktin se edhe në këtë Kuvend mungoi klima demokratike, ngase, sipas tyre, aktivistët e vjetër, duke iu frikësuar konkurrencës, nuk lejojnë futjen e kuadrove të reja. “Meqenëse nuk ka ndihmuar as edhe ndërhyrja e Brajshorit dhe Zogajt, u pa qartë se diç ishte e parapërgatitur. Kjo tregon se një pjesë e kryesisë së vjetër, duan që me çdo kusht t’i ruajnë  pozitat, edhe pse nën drejtimin e tyre kjo degë, sa herë që ka pasur zgjedhje, ka ardhur duke u rrudhur”, kanë pohuar delegatët që e braktisën Kuvendin.
Në këtë Kuvend pati edhe propozime, siç ishte ai i Nazim Dautit, nga Dragashi, që ky organ të merr qëndrim që t’i kërkohet Isa Mustafës të konkurrojë për kryetar të LDK-së, por kjo nuk u qitë në votim, me arsyetim se nuk është praktikuar në degët tjera.
Ndryshe,  pas votimit të fshehtë të listës së propozuar nga kryesia dhe të plotësuar nga Kuvendi, në të cilën figuronin emrat e rreth 40 delegatëve dhe 14 anëtarëve për Kuvendin qendror, zgjidhet kryesia prej 21 anëtarësh, e cila për kryetar zgjodhi, Abaz Qazimin - ekonomist, nënkryetar, Fehmi Bojaxhiun - mjek, sekretar, Fatmir Mehmetin - profesor, si dhe 7 delegatë për Kuvendin Qendror.
Share