• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bletarët - telashe edhe me arinjtë!
e Enjte, 18 Nëntor 2010 18:51
bletet_ariuDragash - Kohëve të fundit, bletarët e komunën së Dragashit ballafaqohen edhe me telashet që iu sjellin arinjtë, të cilët janë shtuar në këtë trevë malore. Pos problemeve që janë identifikuar se po u shkaktojnë bujqve, arinjtë kanë filluar t’i dëmtojnë edhe bletarët, duke iu shkatërruar kosheret e bletëve.
Ditë më parë, arinjtë kanë hyrë tek kosheret e bletarit të njohur opojan, Zyber Kryeziut, në fshatin Kapre, me ç’rast kanë dëmtuar shumë koshere. “Ka kohë që merrem me kultivimin e bletëve, por asnjëherë më parë nuk kam pasur probleme me arinjtë, të cilët ditë më parë kanë hyrë në bletishte dhe kanë dëmtuar mjaft koshere bletësh, të cilat i kultivoj me shumë pasion”, thotë Kryeziu, duke shtuar se është e domosdoshme që kompetentët, për të cilët thotë se deri më tani nuk u kanë ofruar kurrfarë mbështetje, t’i qasen më seriozisht këtij problemi. Sipas tij, në rastin e arinjve, shteti duhet të ndërmarr diç, pasi kjo kafshë është e mbrojtur me ligj dhe bletarët nuk kanë të drejtë ta vrasin, për t’i mbrojtur bletët e tyre.
Rasti i Zyber Kryeziut është i treti, gjatë dy muajve. Jenuz Ibrahimi, anëtar i Shoqatës së Gjahtarëve “Dhia e Egër”, thotë se kohë më parë, arinjtë i kanë dëmtuar mjaft koshere edhe Alim Shuples, nga fshati Restelicë e Gorës, me ç’rast, sipas raportit të policisë, atij i janë shkaktuar dëme materiale, rreth 2 mijë e 500 euro.
Përkitazi më këto raste, Naim Ramadani, kryetar i shoqatës së gjahtarëve “Dhia e Egër”, ka bërë të ditur se ky është rasti i tretë që ka ndodhur në këtë komunë, brenda një periudhe të shkurtër kohore. “Meqë arinjtë i mbron ligji, kemi kërkuar nga Komuna që të formohet një komision, i cili duhet t’i vlerësojë dëmet që i ka shkaktuar kjo kafshë. Më pas, ministria përkatëse duhet t’i kompensojë këto dëme. Megjithatë, kërkesa jonë ende neglizhohet dhe në këtë mënyrë, natyrisht që dëmtohen bletarët”, ka thënë Ramadani.
Edhe drejtori i Drejtorisë komunale për Bujqësi, Bajram Hoxha, ka pohuar se është i njoftuar me hallet e bletarëve, dhe se formimi i një komisioni të posaçëm, ka hyrë në procedurë. “Kemi kërkuar nga ministria që t’ia kompensoj dëmet bletarit nga Restelica, por jemi informuar se aktualisht mungojnë mjete për një gjë të tillë”, ka nënvizuar Hoxha. 
Share