• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi, duhet t’i shfrytëzojë potencialet!
e Diel, 21 Nëntor 2010 18:25

burimDragash, 21 nëntor 2010 - Fytyrat e reja që kanë aderuar së fundmi në AAK, njëherësh edhe kandidatë të mundshëm për një mandat tjetër, si deputetë në Kuvendin e Kosovës, Naim Rrustemaj dhe Driton Tali, pasditen e së shtunës, kanë qëndruar në Dragash, ku janë takuar me krerët e degës së AAK-së në këtë komunë. Me këtë rast, bashkë me Burim Pirajn, drejtues i degës së këtij subjekti politik, dhe kandidat i mundshëm për deputet, nga Dragashi, mysafirët kanë zhvilluar disa takime të ndara me qytetarë të kësaj ane, me qëllim njohjen për së afërmi me hallet dhe brengat, me të cilat preokupohen banorët e kësaj komune të skajshme të vendit tonë. Gjatë shpalosjes së programit të AAK-së, të cilin e konsideruan si program që sjell mirëqenie për të gjithë qytetarët, mysafirët kanë thënë se kjo parti ka vizion afatgjatë, për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik të komunës së Dragashit. Sipas tyre, Dragashi do të zhvillohej, duke i shfrytëzuar potencialet e pashtershme, me të cilat disponon dhe se këtë gjë, sipas tyre, mund ta bëjë vetëm AAK-ja.
Rrustemaj, Tali dhe Piraj, të cilët pretendojnë të bëhen deputetë në Kuvendin republikan, kanë shpalosur vullnetin e udhëheqësve të subjektit politik që i përkasin, për t’i dhënë fund, njëherë e përgjithmonë, korrupsionit dhe të gjitha dukurive negative, të cilat, sipas tyre, vazhdimit e radhisin Kosovën në Top-listën e vendeve më të prapambetura në botë.


Share