• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Vetëvendosje”, kërkon votën e opojanëve!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 25 Nëntor 2010 18:36
vetevendosjeDragash - Në kërkim të votës së opojanëve, Lëvizja “Vetëvendosje” po zhvillon aktivitet të bujshëm në këtë trevë të komunës së Dragashit, duke premtuar ndryshime rrënjësore në qeverisjen e vendit. “Populli e di më mirë se politikanët, se çfarë po ndodhë sot me vendin tonë, i cili për çdo ditë po vjen duke u katandisur”, u tha , mbrëmjen e së mërkurës, Glauk Konjufca, banorëve të fshatit Kapre të Opojës, duke shtuar se Kosovën mund  ta shpëtojë vetëm vota e lirë e qytetarëve, për të cilët tha se është koha e fundit që ta bëjnë një gjë të tillë. Konjufca ka adresuar një mal kritikash ndaj të gjithë qeveritarëve të gjertanishëm, të cilët, sipas tij, nuk kanë luftuar për një pushtet, për tërë qytetarët, por vetëm për vete, duke u pasuruar në mënyrë marramendëse. Ai ka premtuar se, vetëm Lëvizja “Vetëvendosje”, po qe se e fiton besimin e qytetarëve, mund ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje, të cilën e konsideroi të mjerueshme, dhe se, sipas tij, nuk i shihet fundi këtij mjerimi.
Po këtë mbrëmje, aktivistët e kësaj lëvizje, kanë vizituar edhe fshatin Kosavë, ku nga banorët e këtij lokaliteti kanë kërkuar votën, duke premtuar se vota e tyre do t’ju sjellë mirëqenie.
 
Share