• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KEK-u shkyç energjinë në shkollën e Xërxes!
e Premte, 03 Dhjetor 2010 10:07

Dragash, 03 dhjetor 2010
 - Për shkak të një borxhi të pa paguar prej një mijë e 75 euro, punëtorët e KEK-ut e kanë shkyçur nga rrjeti elektrik shkollën fillore të fshatit Xërxe, në trevën e Opojës së Dragashit. Këtë e ka bërë të ditur punëtori ndihmës i kësaj shkolle, Shefqet Bislimi.xrxe
Nazmir Ramadani, drejtor i shkollës amë “Fetah Sylejmani” në Dragash, tha se për borxhin i kishte njoftuar  drejtuesit e arsimit në Dragash. Njëkohësisht, siç raporton portali Koha, ai po bën përpjekje për ta tejkaluar këtë problemi. “Deri më tani, nuk kemi hasur në gatishmërinë e punëtorëve të KEK-ut, për ta rikyçur këtë shkollë në rrjet. Disa herë kemi pasur vërejtje nga ana e KEK-ut, se kjo shkollë ka borxh të grumbulluar. Për këtë e kam informuar drejtorinë e Arsimit. Por, pse nuk është shlyer ky borxh, nuk kam informacion”, ka thënë Ramadani.
Mejzin Qafleshi, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit në Dragash, sapo merr vesh për këtë lajm, është befasuar se si ka mbetur ky borxh. Sipas tij,energjia e shpenzuar elektrike nëpër shkolla, me pak përjashtime, rregullisht është paguar. “Shpresoj se me rishikimin e buxhetit, do të paguhet edhe ky borxh dhe se e tëra kjo do të rregullohet. Për momentin, ne po angazhohemi në gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me KEK-un”, ka thënë Qafleshi.
 Ndryshe, sipas zyrtarëve të KEK-ut, komuna e Dragashit mban primatin për nga shkalla e pagesës së energjisë elektrike. Nga ana tjetër, edhe qytetarët shprehen të jenë të kënaqur me nivelin e furnizimit, gjë që kjo komunë mund të shërbej si shembull për mbarë vendin.
 
Share