• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Reshjet e shiut rrezikojnë Restelicën e Gorës!
e Diel, 05 Dhjetor 2010 16:58

vrshimetRestelicë, 05 dhjetor 2010 - Shirat që ranë pandërprerë ditëve të fundit, kanë rrezikuar mjaft shtëpi të fshatit Restelicë, në trevën e Gorës së Dragashit, duke i shqetësuar, jo vetëm banorët e Restelicës, por edhe ata të fshatrave fqinje, si Krushevë dhe Glloboçicë.
Të premten, restelicasit janë mobilizuar, duke pritur edhe më të keqen, ngase pjesa më e rrezikuar e shtëpive, ishte ajo buzë lumit të fshatit, i cili, pas rrjedhës së furishme të ujërave nga bjeshkët, gërryente me shpejtësi dheun, fare pranë shtëpive. Më e rrezikuara ishte shtëpia e Isa Mutashit, i cili, me shtatë anëtarët e familjes, ishte detyruar ta braktisë atë, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, në themelet e saj. “Jemi tmerruar, kur kemi vërejtur se, si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm, dheu filloi të rrëshqas fare pranë shtëpisë sonë. Me nxitim i nxorëm plaçkat dhe e braktisëm shtëpinë. Tani, nuk di se si do t’ia bëjmë, sidomos që jemi në prag të dimrit”, rrëfen, i shqetësuar tej mase, Isa Mutash. Rrëshqitjet e dheut u kanë shkaktuar mjaft dëme edhe stallave të bagëtive në këtë zonë. Ndërkaq, banorë tjerë shprehin mjaft brengosje, se çfarë do të ndodhte me ta, po qe se shemben shkëmbinjtë e përmasave të mëdha që varen sipër fshatit, e që kanë filluar të plasariten. Shkëputja e tyre nga shtrati, banorët thonë se do të rrezikonin rreth 200 shtëpi të këtij fshati. Rreth orës 13, të së premtes, është bllokuar edhe aksi rrugor, Krushevë - Glloboçicë, duke bllokuar këtë zonë në tërësi, pasi që ky aks është i vetmi që e lidh me botën.
Në vendngjarje, të parët kanë mbërritur pjesëtarët e policisë, të cilët e kanë njoftuar edhe Drejtorinë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. Drejtori i kësaj drejtorie në Dragash, Tafil Krasniqi, ka deklaruar se, pas marrjes së lajmit, ekipet janë nisur në terren, ku fillimisht janë marrë masat për evakuimin e banorëve të rrezikuar. Sipas tij, kjo drejtori nuk ka fond të mjaftueshëm për intervenim në raste të tilla, andaj shpesh kërkohet ndihmë nga institucionet qendrore, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar të kësaj ane. Ky nuk është rasti i parë që këto fshatra rrezikohen nga rrëshqitjet e dheut dhe shkëputja e shkëmbinjve nga bjeshkët. Qytetarët e kësaj ane, shpesh kanë kërkuar ndihmën e institucioneve, por që, sipas tyre, deri më tani, nuk është ndërmarrë asgjë konkrete në këtë drejtim.
Pa dashur t’i përmendet emri, një banor i fshatit Krushevë thotë se, nga e gjithë kjo, dikush po përfiton, më mirë se të merrej me ndonjë biznes. “Nuk janë këto faje të qeverisë qendrore, por njerëzit tanë, siç janë mësuar të përfitojnë në forma të ndryshme, edhe kësaj radhe, në bashkëpunim me ata që janë pjesë e pushtetit lokal, po përfitojnë. Rasti konkret është kur, tek një banorë, në vend se ta ndëshkojnë që ka gërmuar pranë rrugës, ata do ta kompensojnë atë, për shkak se tashmë është dëmtuar rruga dhe një pjesë e pronës së tij”, thotë ky banor, duke aluduar pikërisht tek personi që është klasifikuar si më i rrezikuari nga e gjithë kjo ndodhi natyrore në Restelicë, Isa Mutash.



Share