• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një vetëvrasje dhe një viktimë trafiku!
e Enjte, 16 Dhjetor 2010 21:03

policia_logoPrizren
- Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia e Prizrenit është informuar se në fshatin Lubizhdë të Hasit është gjetur i varur në litar, në një pemë, në oborrin e shtëpisë së tij, një mashkull i vitlindjes 1992. Njësitet patrulluese, hetues policorë dhe ata të krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar këtë rast.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin, F. Seferaj, për të cilin nuk ka dhënë detaje, se cilat kanë qenë shkaqet dhe motivet që viktimën e kanë shtyrë ta kryej këtë akt vetëvrasës.
Policia rajonale në Prizren ka njoftuar edhe për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur dje në mesditë, në fshatin Vlashne, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor nga fshati Poslisht. Sipas hetuesve në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur përderisa këmbësori po ecte skaj rrugës, Prizren-Zhur, dhe posa arrin në afërsi të rrugës së Poslishtit, goditet nga një kamionet, që vinte nga Zhuri në drejtim të Prizrenit. Shoferi dhe disa kalimtarë rasti e kanë sjellë viktimën në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku, pas ndihmës së parë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i lënduari nuk iu përballuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Bëhet e ditur se viktima është, K. Halimaj, nga fshati Poslishti. Hetues policorë nga Trafiku Rajonal dhe prokurori kanë kryer procedurat e këqyrjes në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit, i cili ka shkaktuar këtë aksident është ndalur në mbajtje.
 
 
Share