• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AAK e fitoi komunën e Rahovecit!
e Hënë, 20 Dhjetor 2010 11:37

rahoveciRahovec, 20 dhjetor 2010 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të garës së balotazhit për kryetar të Rahovecit. Sipas këtyre rezultateve, fitues është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi.
Gjatë një konference për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se të drejtën për të votuar në këtë komunë e kanë shfrytëzuar 39.6 % e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, fitues ka dalë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, i cili ka grumbulluar 10516 vota, gjegjësisht 55.8 %, ndërsa kundërkandidati i tij, Ibrahim Kryeziu, nga LDK-ja, ka fituar 8.325 vota ose 44.2 %. Para se të shpalleshin këto rezultate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur fitoren e kandidatit të saj, një orë pas mbylljes së votimit, me ç’rast përkrahës të kësaj partie dolën për të festuar nëpër rrugët e qytetit. Sipas shtabit zgjedhor të AAK-së, nga numri i përgjithshëm prej 49321 votues, të drejtën e votës e shfrytëzuan 17276 votues, ku prej tyre, Smajl Latifi i ka fituar 10510 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Ibrahim Kryeziu, i fitoi 7540 vota. Njoftohet gjithashtu se kandidatit të AAK-së, fitoren ia ka uruar edhe kundërshtari i tij, Ibrahim Kryeziu, duke e pranuar kështu humbjen. Edhe sipas rezultateve preliminare të koalicionit të OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, është fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Rahovecit. Pas përfundimit të procesit të numërimit, në të gjitha vendvotimet, vëzhguesit e “Demokracisë në Veprim” kanë ofruar të dhënat, sipas të cilave Smajl Latifi ka grumbulluar 10401 vota ose 55.72%, ndërsa Ibrahim Kryeziu 8264 vota ose 44.28 %.


Share