• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Teknikët e shkollave, nuk i morën shujtat!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 06 Janar 2011 12:46

shkolla_shujta_revoltaDragash, 06 janar 2011
 - Përderisa shërbyesit civilë të Komunës e kanë marrë kompensimin, në emër të shujtës për nëntë muajt e kaluar, gjithsejtë 62 punëtorë teknikë të shkollave në komunën e Dragashit, kanë ngelë të dëshpëruar. Kjo, sepse ata nuk e kanë gëzuar këtë të drejtë. Shumë prej tyre, të mërkurën kanë trokitur në zyrat e kompetentëve të Komunës, për të kërkuar sqarime rreth tërë kësaj procedure, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, me të cilën do të ishin të kënaqur. Ata thonë se, deri më tani, janë konsideruar si shërbyes civilë, por që tani ndihen të anashkaluar.
Përkitazi me këtë, Beqir Rashiti, zyrtar i lartë komunal i thesarit, ka bërë të ditur se kjo kategori e punëtorëve, tani e tutje do të paguhet nga buxheti i Arsimit, prandaj nuk u ka takuar kompensimi për shujtën, siç është vepruar me shërbyesit tjerë civilë të Komunës. “Ata, tani e tutje do të trajtohen ligjërisht. Kjo nënkupton se pagesat për shujtat do t’i marrin nga buxheti i Arsimit”, ka thënë Rashiti.
 

Share