• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizreni me Universitet publik
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00

Qeveria e Republikës së Kosovës, po tregon se fushë prioritare ka krijimin e hapësirës për edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Pas vënies në binar sistemin Universitar privat, shtimin e numrit të vendeve për student në UP dhe rritjes së pagave për profesorët universitarë, ka marr edhe një nxjerrë edhe një vendim tjetër tejet të rëndësishëm në këtë linjë. Qeveria Thaçi të premten ka vendosur që në Prizren të themelojë Universitetin e dytë publik në Kosovë. Universiteti i Prizrenit, i cili pritet të fillojë me regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2010-2011, në kuadër të tij fillimisht është menduar të ketë 6 fakultete, si juridik, ekonomik, i edukimit, filologjik, filozofik dhe ai i arteve. Ky është Universiteti i dytë pas atij të Prishtinës, i cili u themelua para katër dekadave.Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë, para miratimit të këtij vendimi, ka thënë se që nga fillimi çështja e edukimit ka qenë prioriteti kryesor i Republikës së Kosovës. Ai ka potencuar se në këtë drejtim gjërat janë duke lëvizur në drejtim të duhur, pasi vitet 2008-2009 sipas tij, shënojnë një periudhë të aktiviteteve të intensifikuara në realizim të misionit, ku dija është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror e ekonomik. "Janë bërë hapa për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, përmirësimin e kushteve të studimit, rritjen e hapësirës për studim dhe rritja e pagave në një nivel të dinjitetshëm për punëtorët universitarë. Prandaj bazuar në këto argumente, bazuar në strukturën mohore të popullsisë së Kosovës në nevojën që Kosova të bëhet një vend që eksporton dije dhe shkathtësi të mjaftueshme duhet të ketë qendra universitare publike edhe në qendrat tjera përveç Prishtinës", - ka theksuar kryeministri Thaçi. 

Të themelohet bordi 

Tutje, kryeministri Thaçi, në përputhje me vendimin për themelimin e Universitetit të Prizrenit si institucion publik i arsimit të lartë, ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe atë të Ekonomisë dhe Financave që të fillojë menjëherë me procedurat për emërimin e një bordi drejtues që merret me implementimin e këtij vendimi. "Obligohet MASHT që të bëjë të gjitha parapërgatitjet që Universiteti i Prizrenit të regjistrojë studentët e parë në vitin akademik 2010-2011. Ky vendim nxirret tash që ti jepet kohë themelimit", - ka theksuar Thaçi, i cili ka shtuar se ky, nuk është projekti i vetëm i propozuar për themelimin e universiteteve publike në Republikën e Kosovës, e që sipas tij mundësitë janë të favorshme për hapjen edhe të universiteteve tjera publike.Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, duke folur për projektet e qeverisë në fushën e arsimit, ka thënë se arsimi i lartë është ndër sektorët më të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi, në rrafshin afatshkurtër dhe afatgjatë. Sipas tij, integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian varet shumë se sa Kosova do të ketë profesionistë që do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionet e tyre. 

Përfshirje e ultë në studime 

Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka ndërmarr hapa konkret për shtimin e numrit të vendeve në universitete, si në atë publik, por edhe në ato private, pasi e të rinjve të Kosovës në universitet krahasuar me mesataren e BE-së, vlerësohet të jetë gati përgjysmë më e ulët. Ministri Hoxhaj, në linjë me vendimet e qeverisë për shtimin e numrit të vendeve për student, ka thënë se në një vend të BE-së në 1000 banorë janë 50 studentë përderisa në Kosovë rreth 30 studentë. Fakultetet me të cilat do të startojë Universiteti i Prizrenit, do t'i përshtaten kërkesave të të interesuarve për studim. Ministri Hoxhaj, ka bërë të ditur se, kërkesat janë shumë të mëdha në fakultetet, si ekonomik, juridik, filozofik, filologjik, e të arteve, andaj sipas tij, këto do të duhet të jenë drejtimet e para që do të ofronte Universiteti i Prizrenit. Ndërsa, përveç mundësive më të mëdha për një vend në universitet dhe kostos më të ulët të studimeve për studentët e atij rajoni, sipas Ministrit Hoxhaj, themelimi i Universitetit të dytë publik do të rrisë edhe konkurrencën në këtë sektor. Kryeministri Thaçi u ka bërë thirrje ministrive përkatëse, që menjëherë të fillohet me bordin për themelimin e këtij universiteti. Ndërsa, ky bord pastaj do të vendosë për numrin e studentëve dhe drejtimet.

Share