• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
MEKA – sukseset dhe vështirësitë!
e Mërkurë, 12 Janar 2011 11:26

makina_mekaPlavë
- Industria e Mishit “Meka”, në fshatin Plavë të Dragashit, pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqohet, siç janë furnizimi jostabil me energji elektrike, rruga jo e përshtatshme që lidhë këtë komunë me botën, si dhe shumë anomali të tjera që e shoqërojnë këtë komunë të skajshme të Kosovës, vazhdon të shënoj progres shumëdimensional. Paralelisht me renovimet që po i bën në hotelin e vetëm në Dragash, MEKA po e pasuron edhe repartin prodhues të mishit, duke sjellë teknologjinë më bashkëkohore. Ditë më parë, kjo ndërmarrje private, ndër më të suksesshmet në vend, ka futur në punë mikserin e mishit të bluar, për të cilin pronarët e ndërmarrjes thonë se është nga fjala e fundit e teknologjisë. Burim Piraj, drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes MEKA, thotë për radion tonë se vështirësitë për veprim në Kosovë, e në veçanti në komunën e Dragashit, po shtohen dita ditës, por që përkushtimi i tyre po i reziston kësaj periudhe, me shpresë se e nesërmja do të jetë më e favorshme për biznesin privat. Sipas tij, gjerë më tani, punët në ndërmarrjen që drejton ai, po ecin mbarë. “Ka shumë vështirësi për ne afaristët, sidomos gjatë kësaj periudhe, kur vëmendja e secilit është përqendruar në politikë dhe shumë pak në ekonomi. Megjithatë, ne po punojmë natë e ditë që t’i rezistojmë kësaj gjendje nëpër të cilën po kalon vendi ynë”, thotë Piraj, duke marrë si shembull mikserin e ri dhe të sapofutur në linjën e prodhimit, për të cilin thotë se është prodhim nga BE-ja dhe aktualisht është më i avancuari në këtë fushë. Ai thotë se ky mikser i kushtueshëm, është në gjendje të përziej një tonelatë mish, brenda pak minutash, saktësisht, gjerë në pesë minuta. Më tej, Piraj thotë se avancimi i teknologjisë prodhuese në Industrinë e Mishit MEKA, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. “Krahas makinerive, këtë vit do të fillojmë edhe ngritjen e një reparti të ri prodhues, i pajisur me makineritë nga fjala e fundit e teknologjisë”, thotë Piraj, duke shtuar se këtë repart do ta ndërtojë afër objektit ekzistues në Plave dhe jo në Qendrën e Biznesit në Dragash. Shkak i heqjes dorë nga kjo hapësirë, sipas Pirajt, janë procedurat e koklavitura juridike që po i krijon, si niveli lokal ashtu edhe ai qendror. “Isha i pari që lansova këtë ide, për hapjen e një qendre të biznesit. Por, kur tashmë është realizuar kjo ide në vepër, autoritetet komunale nuk na e dhanë lejen për ngritjen e repartit tonë prodhues. Ata arsyetohen se ende nuk janë kompletuar procedurat juridike nga Prishtina, pas së cilës Komuna do tu jepte leje pune të gjithë afaristëve”, ankohet Piraj, i cili tashmë ka vendosur që këtë repart ta ndërtoj pranë repartit ekzistues.
Të kontaktuar nga radioja jonë, zyrtarët komunalë të Dragashit thonë se ende nuk është përfunduar gjithçka, që të filloj ndarja e parcelave për afaristët, në Qendrën e re të Biznesit në Dragash. “Ne kemi mjaftë kërkesa për ndarje të parcelave, por jo edhe projekte konkrete, në të cilat qartë specifikohen gjerat. Megjithatë, kemi ende procedura të papërfunduara që kërkohen, në mënyrë që ky projekt të merr titullarin si qendër e biznesit. Që kjo të ndodhë, duhet pritur lejet përkatëse nga disa ministri dhe mëpastaj Kuvendi Komunal do të nxjerr rregulloren përfundimtare, e cila do të specifikoj të gjitha kriteret për ndarjen e parcelave”, thotë Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit.
 
Share