• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi kundër raportit të Dik Martit!
e Martë, 18 Janar 2011 10:40

dick_martyDragash, 18 janar 2011 - Me iniciativën e organizatave të dala nga lufta, edhe në Dragash u organizua aksioni për nënshkrimin e peticionit kundër raportit të Dik Martit. Ky aksion, i organizuar në hapësirën publike të qytezës së Dragashit, para ndërtesës së Komunës, është përkrahur masovisht nga qytetarët e komunës së Dragashit. Këtë e ka bërë të ditur, Galip Skeraj, drejtues i organizatës së OVL të UÇK-së, në Dragash. Sipas tij, gjatë pesë ditëve të para, këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 2 mijë e 500 qytetarë të kësaj komune. Ai thotë se aksioni është organizuar edhe në qendrat më të mëdha të trevës së Opojës dhe asaj të Gorës. “Nënshkrimi i këtij peticioni ka zgjuar interesim të madh tek qytetarët e kësaj ane, të cilët janë të mllefosur tej mase ndaj këtij akti të pashembullt të prokurorit zviceran, i cili është ndërmarrë, me të vetmin qëllim që t’i shkaktoj dëme, sa më të mëdha, shtetit më të ri në botë, kur pritet të fillojnë bisedimet me Serbinë”, tha Skeraj.


Share