• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkollat e Gorës, vazhdojnë me të vjetrën!
e Mërkurë, 19 Janar 2011 11:30

shkolla_krusheveDragash, 19 janar 2011
- Përkundër tolerancës që iu bën goranëve pushteti kosovar, duke pritur me vjet të tëra që procesi mësimor në trevën e Gorës të normalizohet plotësisht, kjo gjë nuk po ndodhë vetvetiu. Për më tepër, në disa shkolla të kësaj treve është paraqitur laramania edhe gjatë pushimit dimëror. Në këto shkolla, pushimi dimëror u bë ndaras, ku pjesa e nxënësve që mësojnë me plan-programe të Serbisë, pushimin e kanë filluar më 31 dhjetor dhe e përfunduan më 17 janar, ndërsa pjesa tjetër që mësojnë me plan-programet e Kosovës, pushoi sipas orarit qe përcaktoi MASHT-i. Përderisa ky lëmsh vazhdon ende, zyrtarët komunalë të Dragashit shpresojnë se përpjekjet e tyre nuk do të ndalen, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, i cili gjatë tërë viteve të pasluftës e ka rënduar mjaft situatën në këtë komunë. Sipas nënkryetarit të Komunës së Dragashit, Shehadin Tërshnjakut, dyert e shkollave janë të hapura për të gjithë ata që i kanë braktisur ato dhe tani punojnë në disa fshatra të Gorës, e që një ditë duan të kthehen. “Kjo do të bëhej pa asnjë kushtëzim. Nxënësit dhe arsimtarët goranë, kurdo që të vendosin të integrohen në sistemin unik shkollor të Kosovës, këtë mund ta bëjnë pa asnjë problem. Por, assesi nuk do pranojmë kushtëzime dhe obstruksione, siç kanë bërë disa individë të caktuar nga kjo trevë, të cilët jetojnë e punojnë në qytete të ndryshme të Serbisë”, thotë Tërshnjaku.
I pyetur rreth fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, thotë se në shumicën e shkollave të Dragashit, mësimi ka filluar normalisht, prej ditës së parë, por që problemi paraqitet në disa shkolla të trevës së Gorës, në të cilat ende vazhdon mësimi paralel.
Gjendja nuk ka ndryshuar as në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash. Zv-drejtori i kësaj shkolle, Nevzat Nuhiu, bën të ditur se gjendja nuk ka ndryshuar që nga fillimi i vitit, ku pjesa më e madhe e nxënësve të Gorës, të cilët e kanë kryer vitin e tetë, bashkë me ish-arsimtarët e kësaj shkolle, ende janë duke i ndjekur mësimet në gjimnazin paralel, në fshatin Mlikë të Gorës. Nga ana tjetër, drejtuesit e këtij gjimnazi paralel theksojnë se mësimet në këtë shkollë i ndjekin rreth 170 nxënës, por që çdo gjë është e paqartë, ngase përgjegjësit e arsimit në Dragash, nuk kanë qasje në këtë shkollë.
Ndërkaq, në gjimnazin e Dragashit, ku kanë punuar gjithmonë bashkë, shkollarët e të dy komuniteteve, mësimi në gjuhën boshnjake vijohet në tetë paralele, me vetëm 43 nxënës, duke filluar nga viti i nëntë e deri në të trembëdhjetin. Asnjë ndryshim nuk ka ndodhur edhe në shkollën nëntëvjeçare “Fetah Sylejmani”, në Dragash, ku në të kaluarën mësimet i kanë ndjekur nxënësit e qytezës dhe të disa fshatrave të Gorës, por që disa vjet, shumica e goranëve e kanë braktisur këtë shkollë, për t’i vijuar mësimet në fshatra të ndryshme të Gorës. “Në këtë shkollë, mësimin në gjuhën boshnjake e ndjekin vetëm një klasë e nëntë, një e katërt dhe një paralele me parashkollorë, me gjithsej 15 nxënës”, bën të ditur drejtori i kësaj shkolle, Nazmir Ramadani. Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Svjetlost” në Krushevë të Gorës, shkollë kjo e vetme e kësaj treve, e cila punon me plan-programet e Kosovës, Elvir Iljazi, ka theksuar se ende nuk ka ndryshime në këtë vatër arsimore. “Assesi nuk mund të kuptohet fakti që në territorin e Republikës së Kosovës, mund të shkelen ligjet e miratuara nga institucionet tona, ndërkaq respektohen ato të Serbisë. Shkelësit e ligjeve duhet të sanksionohen. Por, këtu po ndodh e kundërta”, konstaton Iljazi, duke bërë të ditur se, rreth 80 nxënës të këtij lokaliteti, po vazhdojnë mësimin paralel, në fshatin Glloboçicë.


Share