• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranët duan decentralizimin e Dragashit!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 27 Janar 2011 18:02

Dragash, 27 janar 2011
- Subjektet politike të trevës së Gorës, në Dragash, tashmë publikisht shprehën se e duan decentralizimin e komunës së Dragashit dhe se do të veprojnë me gjithë mundësitë, që ta arrijnë këtë synim. Komuna e Dragashit, siç është tani, partive gorane nuk iu konvenon, sidomos kur janë në pyetje zgjedhjet për pushtet qendror.goranet
Në një debat të organizuar të enjten në Dragash nga Organizata rinore e Krushevës (OOK), me temën “Gora, pas zgjedhjeve”, përfaqësuesit e partive gorane shprehën pakënaqësi rreth sistemit të tanishëm zgjedhor, duke pohuar se do të angazhohen edhe rreth decentralizimit të Komunës, që do të thotë, formimin e Komunës së Gorës. Përfaqësuesit e partisë boshnjake të Gorës “Vakat”, Ramadan Rexhepi dhe Kamber Kamberi, në këtë debat theksuan se subjekti i tyre nuk është i kënaqur me sistemin e tanishëm zgjedhor, ngase, sipas tyre, ai u krijon hapësirë të përshtatshme për vjelje të votave subjekteve të ndryshme politike jashtë territorit të komunës së Dragashit. “Si i tillë, ai ka krijuar edhe konfuzion në mesin e popullatës së Gorës, ngase shumë subjekte politike, nga jashtë komunës, përfshirë edhe ato serbe, në forma të ndryshme, kanë joshur votuesit tanë. Andaj, ky sistem zgjedhor duhet të ndërrohet”, ka nënvizua Rexhepi. Edhe, Xhemali Destani, nga Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG) dhe Arif Kushi nga SDA-ja, kanë vlerësuar se është më se e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme të ndryshohet sistemi zgjedhor, për faktin se, si i tillë, nuk u mundëson qytetarëve të kësaj treve përfaqësim adekuat në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e Vakat-it kanë shtuar se do të angazhohen edhe rreth përmirësimit të infrastrukturës lokale në trevën e Gorës, integrimin e nxënësve në sistemin unik shkollor të Kosovës, e në veçanti për decentralizimin e Komunës, respektivisht formimin e Komunës së Gorës, sipas Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës. “Pozicioni ynë është i qartë. Ne do të angazhohemi për formimin e Komunës së Gorës dhe, shpresojmë se këtë do ta realizojmë në një të ardhme të afërt, ngase për këtë kemi edhe premtimet e organeve më të larta vendimmarrëse vendore e ndërkombëtare”, është shprehur Rexhepi, i cili në këtë synim u përkrah edhe nga përfaqësuesit e GIG-ut dhe SDA-së.
Meqë është bërë e ditur se Vakat-i, në përbërjen e re të Kuvendit republikan, do të këtë dy deputetë, përfaqësuesit e këtij subjekti kanë pohuar se do të jenë pjesë e Qeverisë së vendit, ndërkaq ai i GIG-ut është shprehur se edhe ata do të kenë një deputet në parlament, por që ende nuk kanë marrë qëndrim rreth pjesëmarrjes së tyre në Qeverinë e vendit.
Komuna e Dragashit, deri në ardhjen e Sllobodan Milosheviqit në krye të Serbisë, përbëhej nga dy treva të skajshme të Kosovës, Opojës dhe Gorës. Me ndryshimin e kushtetutës së Serbisë, e cila u bë pa pëlqimin e Kosovës, komuna e Dragashit u nda në dy pjesë, komunën e Gorës, me seli në Dragash dhe komunën e Opojës, e cila nuk kishte seli të definuar. Pas luftës, dy trevat u bashkuan sërish, në bazë të ligjeve që administrata e UNMIK-ut i mori si valide, ato të kohës kur Kosova gëzonte autonominë e vitit 1974, në kuadër të Jugosllavisë.
 
 
Share