• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KDI: Puna e LDK, AAK dhe LDD, nën zero!
e Premte, 28 Janar 2011 12:52

cahanajPrizren, 28 janar 2011 - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dhënë vlerësim negativ për kontributin e këshilltarëve të LDK-së, AAK dhe LDD-së në Kuvendin komunal të Prizrenit. Ndërkaq, ky institut, këshilltarin më të mirë, në të gjitha kategoritë, ka shpallur, Masar Shalën, nga pozita. Zyrtarët e kësaj organizate kanë kritikuar partitë opozitare për bojkotin ndaj organit më të lartë vendimmarrës të komunës, dhe u kanë bërë thirrje që t’iu kthehen obligimeve ndaj qytetarëve, nga të cilët kanë marrë votën. “Edhe më herët, ne kemi bërë apel tek opozita që t’i kthehet Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Bojkoti nuk është zgjidhje. Në fakt, bojkoti në mënyrë indirekte është largim i përgjegjësisë, karshi qytetarëve. Ne i bëjmë apel opozitës që t’i rikthehet punës në Kuvendin komunal të Prizrenit”, është shprehur, Naim Cahanaj, koordinator në KDI, në një konferencë shtypi, ku është publikuar të mërkurën raporti nga monitorimi i këtij institucioni. Ai ka shtuar se MAPL-ja duhet të rishikoj pozicionin e anëtarëve që kanë munguar në seanca, për një kohë të gjatë. “Mbetet përgjegjësi e MAPL-së ta rishikoj pozicionin e anëtarëve të Komunës së Prizrenit, që për një periudhë nuk kanë marr pjesë”, ka thënë Cahanaj, duke shtuar se ky organ i Komunës së Prizrenit nuk ka qenë plotësisht në ballë të detyrës gjatë vitit të kaluar, përderisa nuk ka mbajtur numrin e seancave që e parasheh Ligji për vetëqeverisje lokale.
Ndërkaq, Kreshik Basha, koordinator në KDI, ka bërë të ditur emrat e kuvendarëve që janë vlerësuar me minus 0.1 për qind, për kontributin e tyre në Kuvendin e Prizrenit.
Anëtarët që kanë treguar rezultat negativ në të gjitha kategoritë, gjatë kësaj periudhe, në Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe janë vlerësuar me minus 0.1 për qind, sipas vlerësimit të KDI-se janë: Ridvan Hoxha, Haziz Hodaj, Xhavit Ukaj, Shukri Vezaj, Fatmir Memaj, Cen Fanaj, Qemal Krasniqi, Lulije Buzhala, Arjeta Nezaj, Kimete Hoxha, Gjyzele Shaljani, nga LDK-ja, Fatmir Kastarati, Nue Oroshi, Vjosa Smajlaj, Ajshe Shala, nga AAK-ja, Lulzim Kabashi, Sefer Rexhaj dhe Ardita Ibrahimi, nga LDD-ja, si dhe Petrit Randobrava nga ORA.
KDI-ja ka bërë të ditur se, gjatë katër seancave të mbajtura në periudhën Korrik-Dhjetor 2010, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit janë ngritur gjithsej 68 çështje, prej të cilave 60 për qind nga fusha me interes për qytetarët, ndërkaq 40 për qind e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. “Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, gjatë katër  seancave të mbajtura në periudhën Korrik-Dhjetor 2010, kanë bërë gjithsej 12 pyetje, nga të cilat gjithsej 67 për qind kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve, ndërsa 33 përqind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”, ka bërë të ditur Naim Cahanaj.


Share