• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Femrat - dekor në Kuvendin komunal!
e Diel, 30 Janar 2011 17:04

dragash_amblemaDragash
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend, për periudhën korrik-dhjetor 2010.
Gjatë hartimit të këtij publikimi dhe notimi, KDI ka marrë për bazë aktivitetin e anëtarëve dhe subjekteve politike në propozimet për rend dite, pjesëmarrjen në diskutime, pjesëmarrjen në diskutime, në emër të grupeve parlamentare, inicimin e çështjeve, amandamentimin e legjislacionit, inicimin e rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesat në seanca, si dhe gjuhën joparlamentare të delegatëve.
Sipas raportit të KDI-së, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira, në të gjitha kategoritë, në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Naim Ramadani (LDK), me 12.2 %, Velid Haxhisin (VAKAT), me 11.3 %, Blerim Piraj (AAK), me 10.8 % dhe Deir Jilmaz (GIG), me 9.2 % të notimit të përgjithshëm. Ndërkaq, anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë: Arjeta Skeraj (LDK), me 0.0 %, Lulbardha Berisha (PDK), me 0.0 %, Arbnora Kryeziu (PDK) 0.0% dhe  Nazmie Veliu (PDK), me 0.0 %. “Gjatë pesë seancave të mbajtura, në periudhën korrik-dhjetor 2010, nga anëtarët e Kuvendit komunal të Dragashit janë ngritur gjithsej 86 çështje, prej të cilave vetëm 48 % kanë qenë nga fushat me interes për qytetarët, ndërkaq 52 % e çështjeve të iniciuara, kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit”, thuhet në raportin e publikuar nga KDI-ja.
Raporti bën të ditur se, në pesë seancat e mbajtura, gjatë periudhës korrik-dhjetor 2010, Kuvendi komunal i Dragashit ka miratuar vetëm një rregullore, atë mbi dhënien e lejes-licencës për ushtrimin e veprimtarisë afariste dhe profesionale. Krahas kësaj, asnjë nga anëtarët e Kuvendit komunal të Dragashit, nuk kanë propozuar rregullore të tjera. “Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, gjatë pesë seancave të mbajtura, në periudhën korrik-dhjetor 2010, kanë bërë gjithsej 44 pyetje, drejtuar ekzekutivit komunal, nga të cilat gjithsej 52 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit”, thuhet në raportin e KDI-së.
Fletënotimi që ka bërë KDI-ja, për periudhën korrik-dhjetor 2010, është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet, për një qeverisje të mirë”, projekt ky i mbështetur nga “The Olof Palme Centre” (OPIC). Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve, për punën e të zgjedhurve të tyre, gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendeve komunale, të mbajtura në periudhën korrik-dhjetor 2010.
 
 
Share