• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Komisioni për regjistrimin e popullsisë, gati!
e Enjte, 03 Shkurt 2011 10:44

avni_nebiuDragash
- Komuna e Dragashit e ka të gatshëm Komisionin për Regjistrimin e Popullsisë, të cilin e përbëjnë tetë anëtarë, në krye me të parin e Komunës, Salim Jenuzin. Lajmin e ka konfirmuar, Avni Nebiu, drejtor i Drejtorisë komunale për Administratë dhe Personel. Sipas tij, drejtues i këtij komisioni do të jetë, Salim Jenuzi, kryetar komune, ndërkaq anëtarë janë emëruar Shehadin Tërshnjaku, nënkryetar i parë i Komunës, Avni Nebiu, drejtor i Drejtorisë komunale për Administratë dhe Personel (DAP), Ahmet Batjari, drejtor i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Hajri Ramadani, drejtor i Arsimit, Bean Haxhihasan, drejtor i Urbanizmit, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Bajram Hoxha, drejtor i Bujqësisë dhe Suad Tosuni, përfaqësues i Shoqërisë Civile. Njëherësh, Nebiu ka njoftuar se përbërja e këtij komisioni është zyrtarizuar edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, e cila u mbajt të premten, delegati nga Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), Deir Jilmaz, kërkoi nga kryetari i Komunës që ta njoftoj me përbërjen e këtij komisioni, duke specifikuar emrat e përfaqësuesve nga Gora. Ai dukej të ishte i pakënaqur me emrat në këtë komision, por nuk shfaqi kundërshtime.
 
Share