• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Hidroregjioni” në hall me borxhlinjtë!
e Martë, 15 Shkurt 2011 16:32

Dragash, 15 shkurt
 - Kompania publike “Hidroregjioni”, njësia në Dragash, e cila menaxhon furnizimin e banorëve të qytezës dhe të disa lokaliteteve përreth me ujë të pijshëm, kohëve të fundit përballet me vështirësi të mëdha në punën e saj, për shkak të borxheve të mëdha që u kanë konsumatorët.ujsjellesi
Shefkat Halimi, drejtues i kësaj njësie, thekson se këto borxhe e vështirësojnë funksionimin normal të kësaj kompanie, ndonëse furnizimi me ujë është në nivel. “Borxhet e konsiderueshme, të cilat janë trashëguar nga vitet e kaluara, e që tani kanë arritur shumën rreth 50 mijë euro, janë brengë e madhe për ne, ngase e pamundësojnë veprimtarinë tonë në furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijshëm”, ka nënvizuar Halimi, duke bërë të ditur se tash e tutje do të jenë më këmbëngulës në arkëtimin e borxheve. “Tashmë kemi filluar me masa mjaft rigoroze, që nënkupton edhe shkyçjen nga rrjeti të atyre që nuk paguajnë. Duke respektuar procedurën ligjore, tanimë jemi duke bërë shkyçjen, që si pasojë ka edhe dënimin prej 50 eurosh, ndërkaq për rikyçje, klientët duhet të paguajnë edhe nga 20 euro”, njofton Halimi. Arkëtimi i rregullt i borxheve, sipas Halimit, duhet të bëhet edhe për faktin se një gjë e tillë kërkohet edhe nga MEF-i, si parakusht për thithjen e donacioneve nga donatorë të rëndësishëm, për realizimin e një projekti madhor, i cili do ta zgjidhte problemin e ujit të pijshëm për qytezën dhe 14 lokalitete të tjera, në mënyrë që ky problem të hiqet nga rendi i ditës për tërë komunën. Menaxheri i njësisë së “Hidroregjionit jugor” në Dragash, Shefkat Halimi, thotë se për realizimin e këtij projekti, i cili do të kushtojë rreth 3 milionë euro, nga buxheti i komunës sivjet janë siguruar 300 mijë euro, dhe se punimet do të fillojnë në pranverë, ndërkaq i tërë projekti planifikohet që të përfundojë brenda dy vitesh. Pavarësisht këtyre punimeve, Halimi bën të ditur se nuk do të ketë asnjë ndalesë uji nga ujësjellësi i vjetër, deri në realizimin e plotë të këtij projekti.
 
 
Share