• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kafshimi i thonjve, rrezik për shëndetin!
e Martë, 22 Shkurt 2011 10:43

thonjte
Është goxha e pasjellshme, kur dikush i kafshon thonjtë në publik. Por, shumë më keq është kur e dimë se me këtë veprim dëmtojmë shëndetin, në shumë mënyra. Secilin që e pyesim për shkaqet e këtij veprim, thotë se këtë e bën se ka stres, nervozë, frustrim, lodhje psikike, mërzi, por kjo para së gjithash është shprehi e pakuptimtë.
 Për të hequr dorë nga ky ves është e domosdoshme vendosmëria, vullneti, durimi dhe vetëdisiplina, me ndihmën e disa mjeteve teknike të jashtme. Nëse mund të vërtetohet ndonjë nga arsyet për kafshimin e thonjve, stresi apo nervozizmi, atëherë duhet caktuar pushim dhe ndërrim i mënyrës së jetesës. Për të eliminuar kafshimin e thonjve, është e nevojshme edhe ndihma e rrethit (prindërve, miqve apo bashkëshortëve), sepse atij personi duhet t’i tërhiqet vërejtja shpesh. Një prej mënyrave për çrrënjosjen e kësaj shprehie është higjiena personale, çka nënkupton që thonjtë dhe nënthonjëzat duhen të jenë gjithmonë të pastër dhe të prerë shkurt, në mënyrë të rregullt. Tek disa vajza dhe gra janë treguar të dobishme shtesat apo “mbindërtimet” e thonjve, sepse u ka ardhur keq të kafshojnë thonjtë. Mjete të dobishme parandaluese apo për largim nga kafshimi i thonjve do të ishin lyerjet e shpeshta të duarve me yndyra, apo losione me aromë të fortë dhe shije të hidhur.
Përveç veçorive të përmendura, këto mjete ndihmëse dhe praktike natyrale, që përdoren lehtë, do të duhej të kenë edhe përmbajtje të tillë që në rast të kafshimit eventual të mos shkaktojnë helmim, alergji apo infeksione shtesë. Së voni në treg janë paraqitur kremra të testuar mjekësor, të parrezikshme për shëndet, si dhe gjele dhe losione.

Pasojat nga kafshimi i thonjve!

Pavarësisht asaj se sa shpesh dhe me themel i lani duart dhe e mbani higjienën, nën thonj gjithmonë gjendet numër i madh i kërpudhave, baktereve dhe viruseve të ndryshme, e që me kafshimin e thonjve, shumicën e baktereve i fusim në organizëm. Është vërtetuar që personat të cilët shpesh kafshojnë thonjtë kanë probleme shëndetësore me fyt dhe organet e frymëmarrjes, dhe veçanërisht me organet e tretjes. Kafshimi i thonjve është veçanërisht i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve, sepse kjo, jo vetëm që ua rrezikon shëndetin momental, por mund të ketë edhe pasoja negative në zhvillimin e mëvonshëm. Kështu mund të krijohen dëme serioze të thonjve dhe pezmatime të dhimbshme të nënthonjëzave, kërpudhore apo bakteriale. Krijohen thonj të këqij dhe të formësuar në mënyrë të çrregullt, çka mund të shkaktojë probleme tjera psikike.

A është shprehi e trashëguar?

Nëse kafshimi i thonjve bëhet në mënyrë të vazhdueshme, tejet agresive apo që bie në sy, kjo tashmë mund të jetë paralajmërim se bëhet fjalë për probleme serioze psikike. Atëherë duhet të kërkohet ndihma e mjekut. Kafshimi i thonjve zakonisht mësohet prej anëtarëve të familjes. Kjo është një nga ato shprehitë tipike të nervozizmit, mes të cilave është edhe thithja e gishtit të madh, futja e gishtave në hundë, dredhimi i flokëve dhe kërcitja e dhëmbëve. Zakonisht i kafshoni thonjtë kur lexoni, shikoni televizor, apo flisni në telefon, dhe nuk jeni të vetëdijshëm që jeni duke e bërë këtë gjë. Kafshimi i thonjve është në fakt ngrënia e lëkurës dhe indit të butë rreth thoit, nënthonjëzës, si dhe kafshimi i vetë thoit. Njerëzit e të gjitha moshave i kafshojnë thonjtë. Rreth 50 për qind e fëmijëve të moshës 10 deri 18 vjeçare i kafshojnë thonjtë herë pas here. Kafshimi i thonjve shpesh paraqitet në pubertet, kur adoleshentët kalojnë nëpër shumë ndryshime. Rreth 23 për qind e adoleshentëve të rinj, mes moshës 18 dhe 22 vjeçare, i kafshojnë thonjtë. Vetëm një numër i vogël i të moshuarve kafshojnë thonjtë. Shumica e njerëzve ndalojnë me kafshimin e thonjve në moshën 30-vjeçare, ndërsa rreth 10 për qind e meshkujve mbi moshën 30-vjeçare vazhdojnë akoma ta bëjnë këtë gjë. Djemtë më të vjetër se 10 vjet i kafshojnë thonjtë më shpesh se vajzat.
 
 
Share