• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Borxhi ndaj dëshmorëve, lahet me shkolla!
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, gjatë përurimit të objektit të ri shkollor në fshatin Letanc të Podujevës, deklaroi se nuk ka larje më të mirë të borxhit ndaj dëshmorëve të kombit se sa institucionet e vendit të punojnë për edukimin dhe pajisjen me njohuri të reja për brezat e rinj.
Presidenti kosovar inaugurimin e kësaj shkolle e ka quajtur si një ditë të veçantë për faktin se shkolla e mban emrin e dy dëshmorëve të kombit të këtij fshati, që ranë për lirinë e Kosovës gjashtë luftës së fundit, “Hyzriu dhe Samiu” (Hyzri Talla dhe Sami Plakolli). “Nuk ka larje më të mirë të borxhit ndaj gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, sesa të punojmë mirë, të edukojmë mirë, të pajisim me njohuritë më të mira brezat e rinj, të cilët nga A deri në ZH-në e fundit shqipe, do të mësojnë edhe shumëçka tjetër”, tha Sejdiu. Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kryetari i komunës së Podujevës, Ilaz Pireva, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë lokalë, prindër, mësimdhënës e nxënës, të cilët do të vazhdojnë shkollimin në objektin e ri shkollor.

Objekti i ri i shkollës është financuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga komunës së Podujevës. “Edhe Hyzriu edhe Samiu kanë nxjerrë dhe shpalosë në identitet të plotë mësimet e mësuesve të tyre, të prindërve të tyre, të atdhetarëve të shumtë që ranë në altarin e lirisë dhe si të tillë, besoj se do të jenë fanar i rëndësishëm edhe për brezat e shumtë, prandaj uroj që shkolla vërtetë me krenari dhe me lavd ta mbajë këtë emër, ta mbajnë nxënësit, mësuesit dhe banorët e këtij fshati të bukur të Kosovës”, tha presidenti Sejdiu.

Share