• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbët kanë gjetur parajsën në Shqipëri!
e Martë, 22 Shkurt 2011 10:56

futbollTiranë, 22 shkurt 2011 - M
brojtësi serb, Vladimir Jasiq, asnjëherë nuk e kishte menduar se do të bëjë karrierë në ndonjërin nga klubet e Shqipërisë, aq më pak që nga kjo veprimtari sportive do të dalë i lumtur, i respektuar dhe i paguar, më shumë se në cilindo klub që ka luajtur në Serbi! Jasiq është vetëm njëri nga dhjetë serbët që bëjnë karrierë në ekipet elite të Shqipërisë. Ai luan për “Vllazninë” e Shkodrës, i transferuar në verën e vitit 2010 nga ekipi “Mlladi Radnik” nga Pozharevci. Jasiq thotë se aspak nuk është pishman. “Është tepër mirë këtu. Kurrë nuk kam menduar dhe nuk kam pasur synime të luaja në Shqipëri, por jetës nuk i dihet asnjëherë nga të çon ajo. Kushtet financiare janë shumë të mira. Kam pasur shumë probleme me pagat në Serbi, por këtu jo. Kam respekt nga të gjithë dhe ndihem shumë mirë", është shprehur Jasiq, në një intervistë për "Kohën Ditore". Jasiq, 27 vjeç, gjatë karrierës së tij në Serbi i ka rastisur të luajë edhe kundër dy skuadrave më të mëdha të këtij vendi, “Cërvena Zvezda” dhe “Partizan”, por më shumë se kënaqësi nuk ka fituar asgjë. Gjepat e tij mbetnin bosh. Në Shqipëri, thotë se merr rreth pesë mijë euro në muaj dhe se kjo e bën të ndihet mirë dhe rehat. Në ekipin shkodran ai ka bashkëlojtarë edhe dy shtetas kosovarë, Ilir Nallbanin dhe Liridon Kukajn, më të cilët thotë se e çon mirë, bile edhe më mirë se më të tjerët. "Kukaj dhe Nallbani më ndihmojnë shumë, madje Kukajn e kemi edhe si përkthyes. Nuk kam asnjë problem këtu. Në Serbi kam luajtur edhe kundër Zvezdës dhe Partizanit, por nuk ka pasur të holla nga kjo punë. Këtu jam lojtar standard dhe gjithçka është super", përfundon Jasiq, i cili në Serbi ka luajtur, pos tjerash, edhe për ekipin “Borac” nga Çaçaku.
Futbollisti tjetër serb, Mlladen Bërkiq, është futur në stinorin e tretë në Shqipëri. Ai tashmë ka mësuar të flasë në shqip, siç thotë, disa fjalë elementare, sa për të mos mbetur keq. Bërkiq është sulmues i “Dinamos” dhe, para se të firmoste me këtë klub tiranas, ka luajtur edhe në klubet “Apolonia” të Fierit dhe në “Skënderbeu” të Korçës. "Çdo gjë është për mrekulli këtu. Kurrë telashe nuk kam pasur, në asnjë klub e në asnjë qytet. Kushtet këtu janë shumë të mira dhe për mua kjo është e rëndësishme", ka thënë Bërkiq, sulmuesi 30-vjeçar me origjinë nga Zajeçari, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Austri, por që, siç thotë, nuk i ka pasur kushtet që tani i ka gjetur në Shqipëri.
Më pak përvojë në Shqipëri, ka sulmuesi i “Elbasanit”, Nikolla Vasiliq, i cili është transferuar në janar të këtij viti nga klubi “Mlladi Rundik” i Pozharevcit. Është 22-vjeçar dhe, qysh tash, mendon edhe për një kthim në Shqipëri, atëherë kur të ketë bërë karrierë edhe në ndonjë klub të madh të Evropës, ku synon të mbërrijë. "Janë të pakrahasueshme kushtet e këtu me ato në Serbi. Këtu nuk ka asnjë problem dhe ndihem shumë mirë. Gjithçka që më është premtuar, edhe më është realizuar. Thjeshtë, nuk kam besuar se do të jetë kaq mirë, kur kam marrë ofertën dhe e firmosa me “Elbasanin”. Nuk i kam rënë pishman që kam ardhur në Shqipëri. Për mua nuk ka problem të qëndroj këtu. Por, edhe nëse largohem, do të kthehesha me dëshirën më të madhe", ka thënë Vasiliq.
 

Share