• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aksidentohet autobusi “Adio Turs”
e Mërkurë, 23 Shkurt 2011 15:11
autobus_adioRashkë - Autobusi i firmës “Adio Turs”, i cili po qarkullonte nga Dragashi për në Beograd, është aksidentuar, në mëngjesin e hershëm të së martës, pak pas orës 2:00, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 14 udhëtarë, nga gjithsejtë 40, sa ishin në bord. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Rashkë – Kralevë, në afërsi të fshatit Biljanovc, kur drejtuesi i autobusit, Selatin Dedinca, nga Prishtina, në afërsi të një ure mbi lumin “Ibër”, ka humbur kontrollin, duke kaluar në anën e majtë të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur skaj saj. Organet hetimore të Serbisë kanë konstatuar se, megjithatë, ishte ky një fat në fatkeqësi, pasi autobusi vetëm se është kthyer në krah të majtë, ndonëse ka mundur të rrokullisej më tej, për faktin se ishte pranë një ure. “Udhëtarët ishin me fat, sepse i kanë shpëtuar më të keqes! Ata i kanë shpëtuar aksidentit me pasoja katastrofale, për faktin se në afërsi ndodhej një urë”, ka thënë njëri nga hetuesit e këtij rasti. Gjithsejtë 14 udhëtarë kanë kërkuar ndihmën mjekësore në qendrat më të afërta shëndetësore, në Rashkë dhe Novi Pazar. Mes tyre kishte udhëtarë nga komuna e Dragashit, Prizrenit, si dhe dy të tjerë, njëri nga Beogradi dhe tjetri nga Vjena e Austrisë. Pas ndihmës mjekësore, që të gjithë janë lënë për trajtim shtëpiak, përveç një udhëtareje, e cila kishte kërkuar që të vazhdoj trajtimin në Beograd. "Vetëm një udhëtare është transferuar në Beograd, për trajtim të mëtejmë mjekësorë, ndërkaq të tjerët do të vazhdojnë me trajtim shtëpiak, pasi lëndimet e tyre janë të lehta”, ka thënë mjeku kujdestar në qendrën shëndetësore të Rashkës, Boban Lazareviq.
Hetimet e para tregojnë se deri tek aksidenti ka ardhur, pasi drejtuesi i autobusit nuk i është përmbajtur gjendjes aktuale në rrugë dhe se shpejtësia ka qenë më e madhe se sa ajo që lejohej. Këtë e ka deklaruar edhe njëri nga dëshmitarët okularë, i cili e ka fajësuar drejtuesin e autobusit, për shkak se, sipas tij, nuk ka qenë i kujdesshëm. “Ishte tmerr... Shoferi fare nuk e kishte marrë parasysh rrugën që ishte me borë dhe ngrica, por ai tejkalonte, sikur rruga të ishte krejtësisht e tharë. Para se të ndodhte aksidenti, ai tejkaloi një automjet udhëtarësh dhe përfundoi jashtë rruge, duke mbetur i shtrirë në krah. Megjithatë, drejtuesi i autobusit do të duhej ta kishte parasysh, se në duart e tij kishte shumë udhëtarë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, ka thënë ky dëshmitar, duke shfaqur habi për nxitimin e drejtuesit të autobusit.
Share