• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia ballafaqohet me grabitës!
e Martë, 01 Mars 2011 11:54

Prizren, 01 mars 2011
 - Hetues Rajonal, në vazhdën e hetimeve rreth rastit, grabitje e armatosur, në kazinonë “Las Vegas”, e cila pati ndodhur me 30 dhjetor të vitit të kaluar, kur me datën 24 shkurt arrestuan dy të dyshuar, shtetasin kosovar, R. Kuçi, dhe një shtetas të Shqipërisë, B. Veliaj, tek të cilët ishin gjetur edhe prova materiale, tani ka arrestuar edhe një person tjetër me emrin Lindi Skeja.policia_kosova Tek ky i fundit, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Crvena Zastava”, me shtatë fishekë, dhe një Kallashnikov, me 23 fishekë.
Policia dyshon se këto armë janë përdorur gjatë grabitjes. Njëherësh, në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar edhe një kompjuter (lap-top) dhe një telefon celular, për të cilat dyshohet se janë grabitur në kazino. I arrestuari, me urdhër të prokurorit, është ndalur në mbajtje, ndërkohë që janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, por që janë lënë të lirë. Policia rajonale në Prizren, sot ka raportuar edhe për arrestimin e dy femrave, të akuzuara për vjedhje. Në mëngjesin e së hënës, policia në Suharekë kishte pranuar një informatë, që bënte me dije se ishin vjedhur stoli ari, nga një argjendari, vlera e së cilës arrin shumën rreth një mijë e 600 euro. Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor, të mbështetur në sistemin e kamerave, kanë identifikuar dhe më pas edhe kanë arrestuar dy femra, me mbiemrin Zabelaj. Tek të arrestuarat, policia ka gjetur dhe sekuestruar stolitë, të cilat i janë kthyer pronarit. Të dyshuarat janë të njohura për policinë, sepse edhe më parë kishin kryer vepra penale. Por, me urdhrin e prokurorit, ato janë lënë të lira.
 
 
Share