• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Engel: Zgjedhjet, test për pjekurinë kosovare
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00
Në pjesën e dytë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Universitetit John Hopkins University në Washington dhe atij Columbia në New York, Bujar Bukoshi, zhvilloi edhe një serë takimesh me ligjvënës në Kongresin amerikan. Ndër tjera dr Bukoshi zhvilloi takime me kongresmenët Eliot Engel, Frank Wolf dhe Joe Lieberman i cili përfaqesohej nga shefja e zyrës së tij ne Capitol Hill. Bukoshi i njoftoi ligjdhënësit për zhvillimet në Kosovë dhe sfidat aktuale të shtetit më të ri. Provokimet e vazhdueshme të Serbisë në veri të vendit, korrupsioni dhe mosfunksionimi adekuat i institucioneve të ligjit, sipas Bushit janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet vendi.Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës, kërkoi nga kogresmenet që të ushtrojnë ndikimin e madh të tyre në mënyrë që Kosova mos të eklipsohet nga problemet më të mëdha që Amerika ka në politikën e jashtme.Bashkëbiseduesit premtuan se do të vazhdojnë përkrahjen e tyre për Kosovën dhe institucionet e saja – ndërsa theksuar se, mënyra se si do të kalojë procesi zgjedhore do të jetë determinues për vazhdimin e përkrahjes institucioneve të Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme janë një test i madh për funksionimin e demokracisë në Kosovë” u shpreh kongresmeni Engel.

Ligjëratën e Bukoshit në Universitetin John Hopkins, ndër tjera e përcollën edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, përfaqësues të ambasadës së Serbisë dhe asaj të Maqedonisë, kurse moderues të diskutimit ishin ambasadorët e SHBA Kurt Volker dhe Robert Barry. Temë kryesore e ligjëratës dhe diskutimit të më pasem ishin problemet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë si dhe prospektet e integrimit të regjionit në Bashkësinë Evropiane.

Share