• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arid Uka, njollosi Kosovën dhe shqiptarët!
e Enjte, 03 Mars 2011 11:09

radio_sharri_vrasjeFrankfurt, 03 mars 2013 - Dy pilotë amerikanë janë vrarë të mërkurën nga një person me prejardhje nga Kosova, i cili sulmoi autobusin e tyre, në aeroportin e Frakfurtit, në Gjermani. Një tjetër ushtar po lufton për jetë, pasi ka marrë plagë të rënda, ndërkohë që i plagosur më lehtë nga ky incident ka mbetur edhe një ushtar, thonë zyrtarët gjermanë, të cilët e kanë identifikuar vrasësin, Arid Uka (21), për të cilin thuhet se ka bërë thirrje dhe slogane islamike, para se të hapte zjarr mbi ushtarët amerikanë.
Zyra Federale gjermane kundër krimit, ka marrë informacione se sulmuesi nga Kosova ka pasur kontakte me persona të lidhur me grupe radikale islamike. Sipas raporteve, profili i tij në Facebook ka qenë i lidhur me ueb faqe që propagandojnë ide radikale islamike. Sulmuesi, i cili raportohet se kishte një thikë dhe një pistoletë, pas vrasjes së njërit ushtar që po qëndronte para autobusit, hyri në brendi dhe qëlloi shoferin, para se të kapej nga policia. Xhaxhai i të dyshuarit, Rexhep Uka (70), tha se Aridi ka lindur dhe është rritur në Gjermani, dhe ishte një mysliman i devotshëm, i cili punonte në aeroport. Ai tha se gjyshi i Ukës ishte imam në një xhami në fshatin Zhabar, afër Mitrovicës.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë, nëse i dyshuari punonte aty, por mediat thonë se ky vrasës është punëtor në këtë aeroport. Televizioni amerikan, ABC Neës, raportoi se sulmuesi, para se të hapte zjarr, kishte thirrur “Allahu Ekber”. Thuhet se ai ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia. Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli. Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.
Me të dëgjuar lajmin, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka dënuar sulmin, duke kërkuar zbardhjen e rrethanave që kanë quar të riun kosovarë në kryerjen e këtij akti. “Dua që çdokush ta kuptojë se nuk do të lëmë asgjë pa bërë, derisa të mësojmë se si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do të punojmë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët do të dalin para drejtësisë”, tha Obama.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dënoi sulmin, të cilin e quajti incident të tmerrshëm. “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, për të zbuluar se çka ka ndodhur”, u zotua ajo, duke iu shprehur ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre.
Autoritetet në Gjermani po hetojnë rastin, ndërsa bashkëpunimin për të sjellë informata për kryesin e veprës e kanë shprehur edhe mekanizmat përgjegjës në Prishtinë.
Dyshimet për ekzistimin e një prapavije terroriste të rastit, thuhet se janë pjesë e këtyre hetimeve. Mirëpo, ende mbetet e pasqaruar se kush është Arid Uka.
Policia e Kosovës njoftoi se, bazuar në informatat që ka, ai ka lindur më 8 shkurt të vitit 1990 dhe se është nga Mitrovica. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se hetimet preliminare kanë përjashtuar ndërlidhjen e Ukës në vepra terroriste në Kosovë. “Ne kemi bërë verifikimin në sistemin tonë informativ të policisë dhe i njëjti nuk figuron të jetë i regjistruar në regjistrat tanë për veprime anti-terroriste në Kosovë”, deklaroi Sadriu, duke mos mundur të japë detaje se me kë ka jetuar Arid Uka në Gjermani dhe se kush nga familjarët e tij ka mbetur në Kosovë. Megjithatë, Sadriu tha se në ditët në vijim, Policia e Kosovës do të jetë e gatshme të nxjerrë informata shtesë për sulmuesin, për t’ua ofruar ato, në bazë të kërkesës, autoriteteve në Gjermani. “Momentalisht, nuk kemi ndonjë informacion për këtë çështje, por ndoshta në të ardhmen, në formën e bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë, mund të ketë veprime të tjera, sepse vepra ka ndodhur në Gjermani dhe, pa kërkesën e autoriteteve gjermane, nuk mund të veprojmë”, theksoi Sadriu.
Pavarësisht paqartësive që kanë të bëjnë me identitetin dhe motivin e sulmuesit kosovar, si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Atyre iu bashkëngjit edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se solidarizohet me popullin amerikan dhe ushtarët amerikanë, të cilët i quajti ushtarë të lirisë së Kosovës.
Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se Aridi është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku familja e tij ishte shpërngulur para 40 vjetësh. Presidenti Behgjet Pacolli, përmes një deklarate, dënoi aktin e ndodhur në aeroportin e Frankfurtit, duke thënë se kjo ka dëshpëruar të gjithë qytetarët e Kosovës.
Edhe qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova. Ky akt, i kryer nga një bashkëkombës, po dënohet ashpër edhe nga qytetarët, përmes komenteve, kudo nëpër media, ndërkohë që komentet e qytetarëve serb, në mediat e tyre, lajmin e hidhur e “duartrokasin”, duke shpresuar se kjo do të ndikoj edhe më tej në njollosjen e kombit shqiptar dhe zbehjen e imazhit të Kosovës, në veçanti, e që shpresojnë se kjo do të ndikoj, jo vetëm në parandalimin e njohjeve, por edhe në shqyrtimin e njohjes, nga shtetet që tashmë e kanë njohur vendin tonë.


Share