• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zvogëlohen pagat e administratorëve!
e Diel, 06 Mars 2011 20:20

shkolla_fillore_krusheveDragash, 06 mars 2011
- Pagat e muajit janar dhe ato të shkurtit, administratorëve të shkollave të komunës së Dragashit u janë zbritur për 47 euro. Kjo ndodh, pikërisht kur kjo shtresë e punëtorëve prisnin rritjen e tyre për 50 për qind, ashtu siç kishin dëgjuar premtimet e kryeministrit Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore. Flamir Gashi, administrator në shkollën fillore “Shaban Shabani” në Llopushnik, ka shprehur zhgënjim, duke thënë se ky zvogëlim erdhi pa kurrfarë vendimi apo paralajmërimi. “Pasi që pagat e janarit ishin ulur për 47 euro, bashkë me zyrtarët e Drejtorisë komunale të Arsimit, i kemi bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit... që ta shqyrtoj këtë çështje dhe mundësisht edhe ta korrigjojë. Por, kërkesa jonë nuk është përfillur dhe, për më tepër, tashmë edhe paga e shkurtit ka arritur e zvogëluar”, ka thënë Gashi. Edhe kolegët e tij shprehin revoltë për këtë zbritje dhe, siç thonë, nuk mund ta kuptojnë faktin që, as përgjegjësit komunalë të Arsimit, nuk u japin sqarim. Ata sërish i janë drejtuar me shkrim MASHT-it, me shpresë se kjo çështje do të rregullohet.
Të kontaktuar nga media, zyrtarët komunalë të Arsimit nuk mundnin të japnin sqarime. Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit, është shprehur se “i vjen keq që ka ardhur deri tek ky zvogëlim i pagave” për këtë kategori punonjësish, por që shpreson se “kjo vërtetë duhet të korrigjohet, për faktin se Drejtoria nuk ka pranuar asnjë vendim apo paralajmërim nga Ministria, për një zvogëlim të tillë pagash”.


Share