• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Debate rreth regjistrimit të popullsisë!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 14 Mars 2011 18:07

atrc_radio_sharriDragash, 14 mars 2011 - Me qëllim të sensibilizimit të popullatës, rreth rëndësisë së regjistrimit të popullsisë, ATRC- ja, në partneritet dhe mbështetje të REKOS-it, si dhe Entit Statistikor të Kosovës, në fshatin Bresanë të Opojës, të hënën organizoi debat publik me qytetarë.
Nora Susuri, përfaqësuese e ATRC-së, sqaroi Ligjin mbi Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, ndërkaq më pas foli rreth nevojës për sensibilizimin e popullatës rreth rëndësisë së këtij procesi. Në këtë debat, qytetarët e pranishëm, pos që kërkuan sqarime, shprehen edhe pakënaqësinë e tyre rreth Ligjit të Regjistrimit, i cili, sipas tyre, në njëfarë mënyre e diskriminon popullatën shqiptare të komunës së Dragashit, e cila është e njohur për kurbetçinj të shumtë, të cilët tani nuk mund të regjistrohen si qytetarë të kësaj komune. Për këtë shqetësim të qytetarëve, si dhe për procesin e regjistrimit të ekonomive familjare, folën delegatët e Kuvendit komunal të Dragashit, Qamil Kolloni, Ymer Ademi, Samidin Xheladini, Mujdin Jusufi e të tjerë.  Ndërkaq, Salim Jenuzi, kryetar komune, i ka ftuar qytetarët që të mobilizohen gjatë gjithë rrjedhës së këtij procesi.



Share