• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi bëhet me Parlament rinor!
e Shtunë, 19 Mars 2011 20:18

rini_radio_sharriDragash
- Me qellim të dinamizmit të rolit të të rinjve, në të gjitha poret e shoqërisë, të premten në Dragash u bë konstituimi i Parlamentit Rinor për këtë komunë, nën përcjelljen e procesit nga drejtuesit e Parlamentit rinor të Kosovës. Kreshnik Cukaj, kryetar i Kuvendit të Parlamentit Rinor të Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij organi, tha se të rinjve nga dy komunitetet e kësaj komune nuk u mungon vullneti dhe as potenciali intelektual, prandaj duhet të jenë të pranishëm në të gjitha sferat e jetës politiko-shoqërore. "Marrë parasysh të gjitha këto përparësi, është e pakuptueshme se si, për shkak të neglizhencës, deri më tani nuk është konstituua parlamenti i të rinjve nga kjo komunë, i cili do të mundësojë që zëri i tyre të ndikojë pozitivisht në fuqizimin e rolit të të rinjve për një angazhim të mirëfilltë, në të gjitha segmentet e jetës", ka thënë Cukaj. Në vazhdim të punimeve, të rinjtë nga dy komunitetet e kësaj komune, folën për problemet e shumta, me të cilat janë duke u përballur të rinjtë. Njëherësh ata kanë kërkuar që ky parlament të mos zgjidhet sa për të thënë, por ai të bëhet një forcë e mirëfilltë për të luajtur një rol shumë më aktiv, në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, me të cilat ata përballen.
Krejt në fund, delegatët zgjodhën kryesinë e këtij parlamenti, të cilin gjatë mandatit të parë do ta drejtojë Taulant Selmani, nga fshati Brrut i Opojës, i cili me këtë rast është zotuar se, me përkrahjen e të rinjve, do të angazhohet për fuqizimin e rolit të të rinjve të këtij nënqielli.
 
 
Share