• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Autostrada gëlltit gjysmën e buxhetit!
e Martë, 22 Mars 2011 10:55

rruget_radio_sharriPrishtinë
- Gati gjysmën e buxhetit të Kosovës, për investime kapitale, sivjet do ta gllabërojë autostrada, Vërmicë - Merdar. Saktësisht prej 572 milionë euro, sa janë ndarë për investime kapitale, 225 milionë do të shkojnë për ndërtimin e kësaj autostrade. Ndërkaq, për rrugën Prishtinë – Pejë janë ndarë 9 milionë euro, ndërsa për atë në drejtim të Mitrovicës, 3 milionë. Sipas parashikimit të buxhetit për këtë vit, rrugët dytësore duket se janë harruar krejt. Projektet për ndërtimin e rrugëve nëpër komuna, mund të anashkalohen, për shkak të investimit të madh në përfundimin e autostradës së parë në Kosovë.
Drejtori i Financave në Ministrinë e Infrastrukturës, Besnik Hajdari, deklaroi për Express se, nga 276 milionë euro, të cilat janë ndarë për këtë ministri, 225 milionë do të shkojnë për ndërtimin e autostradës. “Pjesa tjetër e mbetur e buxhetit prej rreth 51 milionë euro do të shkojë për 60 projekte tjera, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, shërbimet operative dhe shërbimet komunale”, ka thënë Hajdari. Nga gjithsej 60 projekte, ai tregon se më së shumti kanë përfituar tre projektet më të mëdha të kësaj ministrie; ajo për vazhdimin e punimeve të nisura në rrugën Prishtinë – Pejë, ajo në drejtim të Mitrovicës si dhe rrethrrotullimi te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. “Vetëm për rrugën Prishtinë – Pejë, për këtë vit janë ndarë 9 milionë e 106 mijë e 782 euro, për atë Prishtinë – Mitrovicë do të shkojnë 3 milionë e 649 mijë e 816 euro dhe për rrethrrotullimin tek Stacioni i Autobusëve janë ndarë 2 milionë e 980 mijë e 373 euro”, ka sqaruar Hajdari. Hapja e seksionit të parë, të dytë dhe të tretë të projektit të autostradës, që e lidh Kosovën me Shqipërinë, pritet të bëhet gjatë këtij viti, e që kjo është para afatit të parashikuar në kontratë, e cila parashihte që këto seksione të hapen më 2012.
Punimet në këtë autostradë kanë filluar në prill të vitit të kaluar, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e saj është brenda 36 muajve, që nga dita e fillimit të punimeve.
Mjetet për realizimin e këtij projekti, që llogariten të jenë rreth 800 milionë euro, do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët dhe, në rast nevoje, edhe nga marrja e kredive me kushte të volitshme, por jo sikur kreditë, të cilat ofrojnë bankat që operojnë në Kosovë.
 
 
Share