• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
"Kryetari i Gorës" e ka braktisur Kosovën?! |
Nga: Radio SHARRI |
e Shtunë, 26 Mars 2011 21:17 |
![]() Ky zyrtar thotë se nuk mund të identifikohet për media, për shkaqe të sigurisë së tij personale. Për më tepër, ai nuk ka pranuar që të prononcohet, e as nuk ka lejuar të fotografohen lokalet e kësaj komune, një shtëpi e vogël kjo, e marrë me qira për nevojat e administratës që dirigjohet nga Serbia. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se kjo Komunë i ka të gjitha organet administrative, pos shërbimit të inspekcioneve, ngase, sipas këtij zyrtari, nuk duan të vijë deri tek dyfishimi i tyre. Përkitazi me këtë, Mursel Halili (GIG), ka deklaruar se partisë së tij nuk i intereson fare çështja e Abdi Aliut, pandaj edhe nuk deshi të komentojë, duke thënë se nuk i intereson çështja e tij. Por, Açima Neshkoviq, zyrtare e këtij subjekti politik, ka bërë të ditur se ky person, i cili mban kryesimin e pushtetit paralel serb në komunën e Dragashit, gjegjësisht, në trevën e Gorës, është jashtë Kosovës. “Më vjen keq për këtë njeri, ngase kam pasur dëshirë që ai të ishte këtu për tu përballur me ligjin. T'i paguante të gjitha të bëmat", ka thënë Neshkoviq, duke u ankuar se, Abdi Alija, edhe asaj i kishte sjellë kokëçarje. "Unë kam pasur shumë telashe nga ky njeri, për shkak se kisha pranuar që të kandidohesha për delegate në Kuvendin komunal të Dragashit, ku edhe u zgjodha për një mandat”, ka thënë ajo, për të shtuar se kishte pasur edhe kërcënime nga ky person, por që askush nga organet përgjegjëse nuk ishte marrë me këtë. “Për të gjitha kërcënimet e tij, unë i kisha lajmëruar me kohë zyrtarët komunalë, policinë, OSBE-në, UNMIK-un etj., por që askush nuk e vrau mendjen për këtë. Përse nuk është ndërmarrë asgjë, deri në ikjen e tij, unë nuk e kam të qartë”, ka thënë Neshkoviq.
Nga ana tjetër, zyrtarët e koalicionit boshnjak “Vakat”, në Dragash, në lidhje me këtë temë, pohojnë se për rastin e Abdi Aliut kanë dëgjuar, por që nuk kanë se ç'të deklarojnë. Ndërsa organet policore thonë se nuk kanë asgjë zyrtare rreth këtij rasti, por që, sipas informacioneve që kanë, ai ka ikur jashtë shtetit, për shkak se është dashur të përballej me drejtësinë, sepse kishte lansuar një letër qarkore, me të cilën i ka ftuar qytetarët që të mos dalin në zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.
|