• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Punëtorët teknikë, ndihen të mashtruar!
e Diel, 10 Prill 2011 10:41

Dragash
- Ndonëse janë rritur pagat e punëtorëve publik, mbi 60 punëtorë teknikë të shkollave të Dragashit ndihen të mashtruar. Sipas tyre, ky anashkalim për ta është pasojë e një loje që ata nuk e kuptojnë.shkolla_bellobrad Ata thonë se më herët kanë qenë të trajtuar si punëtorë të shërbimit civil. Por, para disa muajsh, punëtorët e kësaj kategorie morën shujtën, në mënyrë retroaktive, ndërkaq këta punëtorë të shkollave në Dragash, nuk përfituan asgjë nga kjo. Zyrtarët u kishin thënë se, tani e tutje, ata do të trajtohen si punëtorë të shkollave dhe do të paguhen nga buxheti i arsimit.
Tani që punëtorëve të arsimit u janë rritur pagat për 50 përqind, ndërsa atyre të shërbimit civil diç më pak, kësaj shtrese punëtorësh, sërish ua ndërruan statusin, duke iu thënë se konsiderohen si punëtorë të shërbimit civil. Të revoltuar për këtë fakt, kjo shtresë punëtorësh kërcënohet edhe me bojkot të punës, ngase mendojnë se sërish janë të mashtruar dhe se, siç pohojnë, sërish po luhet me fatin e tyre. “E ndjejmë vetën të nëpërkëmbur, ngase ashiqare po luhet me fatin tonë. Është e pakuptueshme se si na gjuajnë herë këndej e herë andej, siç iu konvenon pushtetarëve. Është mëkat të luhet kjo lojë me ne, që gjithnjë kemi mbijetuar me paga shumë të vogla”, thotë i revoltuar tej mase, Xheladin Rizvani, punëtor teknik në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash.
Përkitazi me këtë, Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit, thotë se i kupton brengat e kësaj shtrese të punëtorëve, por që e tëra kjo nuk është në kompetenca të Komunës. “Do të shohim se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Fundi i fundit, siç do të ndodhë me punëtorët ndihmës në nivel vendi, ashtu do të veprohet edhe me punëtorët e shkollave të komunës sonë”, thotë Ramadani.
 
 
Share