• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zyra e Komuniteteve dhe e Kthimit, ndaras!
e Enjte, 14 Prill 2011 10:49

kuvendi_dragashDragash, 14 prill 2011 - Asambleja komunale e Dragashit nuk e ka miratuar Projekt-Rregulloren e Qeverisë së Kosovës për bashkimin e Zyrës së Komuniteteve me atë të Kthimit. Siç pohojnë drejtuesit e këtyre zyrave, ato, si të ndara, edhe më tej nuk do të jenë në nivel të përgjegjësive. Mehmed Hamza, përgjegjës i Zyrës së Komuniteteve, thekson se ky veprim i këshilltarëve komunalë nuk i kontribuon integrimit të pakicave. “Me qëllim të zbatimit të standardeve ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës, në bazë të Kushtetutës , Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Ligjit mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive, ka nxjerrë Projekt- Rregulloren për bashkimin e zyrave komunale të bashkësive me ato të Kthimit, për të shtuar efektivitetin e punës së tyre, karshi nevojave të qytetarëve”, thotë Hamza, duke e vlerësuar të dëmshëm për komunitetin pakicë, mosvotimin e kësaj rregulloreje. “Opozitarët e kanë refuzuar këtë projekt Rregullore, ose për shkak se s’kanë qenë të informuar mirë, ose, mbase, me qëllim të mohimit të ekzistimit të këtyre zyrave, të cilat mbrojnë komunitetin pakicë nga diskriminimi dhe  shpërngulja. Për më tepër, këshilltarët kanë dhënë mjaft vërejtje të pa argumentuara, në llogari të këtyre zyrave, me pretekst se kështu rëndohet buxheti i Komunës. Po këta këshilltarë, e kanë miratuar buxhetin, ku janë paraparë shpenzimet e këtyre zyrave”, ka thënë Hamza.
Në anën tjetër, opozitarët vlerësojnë se kjo Projekt-Rregullore është kundërligjore dhe përmban shumë paqartësi. Naim Ramadani (LDK), ka nënvizuar se këshilltarët e këtij subjekti opozitarë nuk e kanë miratuar këtë rregullore, ngase nuk duan ta shkelin Statutin e Komunës, i cili, sipas tij, as që e parasheh formimin e një zyre të tillë, si dhe për faktin se ata nuk janë konsultuar fare. Ndërkaq, Qamil Kolloni (LDD), ka thënë se rregullorja nuk është miratuar, për faktin se raporti lidhur me të nuk është detajuar as në aspektin juridik, e as në atë ekonomik.
Lulzim Rifaj, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shprehur besimin se, megjithatë, në një seancë tjetër, do të miratohet kjo Projekt-Rregullore. “Shpresoj se në seancën e radhës, marrë parasysh rëndësinë e saj, kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë Rifaj.



Share