• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ambienti të mbrohet e jo vetëm të pastrohet!
e Premte, 22 Prill 2011 09:38

pastrimiDragash, 22 prill 2011 - Bashkim Susurit, zyrtar në përfaqësinë e UNDP-së në Dragash, çdo ditë i mungojnë trëndafilat dhe lulet e tjera që i mbjell në kopshtin, para zyrave të kësaj organizate ndërkombëtare. Thotë se i dhimbsen, por ndihet i lumtur që dikush po i dashka lulet dhe po i pëlqyeka, pikërisht përzgjedhja që bën ai me përkushtim, sa herë që ka kohë të lirë gjatë orarit të punës. “Hallall do ua bëja, nëse mi marrin, për t’i mbjellë në kopshtin e tyre. Por, do më vinte shumë keq, nëse i marrin dhe i flakin në mbeturina, vetëm që të ma shëmtojnë kopshtin, në të cilin shfrytëzoj ato pak minuta të kohës së lirë që kam në punë”, thotë Bashkimi. Përderisa ky banor, që udhëton për çdo ditë nga Prizreni, Dragashit ia shton bukurinë në ato pak metra katrorë që ka para zyrave të tij, kolegu i tij që banon fare pranë zyrave, nuk e vret mendjen fare. Thotë se është lodhur duke punuar me Bashkimin, ndërsa të nesërmen puna e tij i shkon huq. Ai apelon tek qytetarët që t’i duan lulet dhe gjithçka tjetër që e bën ambientin më të pastër dhe më të bukur. Por, ai sugjeron që secili të përkujdesët edhe për rrethin e vet, jashtë shtëpive ku banojnë.
Të mërkurën, ka përfunduar në Dragash aksioni për pastrimin e ambientit, i cili u organizua nga Zyra komunale e Mjedisit. Hasan Dishallari, zyrtar komunal për Ambient, ka thënë se, gjatë gjithë këtij muaji, në shënim të Ditës së Mjedisit, të rinjtë e kësaj komune kanë bërë mjaft punë në organizimin e këtij aksioni. “Këto aktivitete, të filluara në qytezë, e të shtrira në të gjitha lokalitetet, janë ndërmarrë në bashkëpunim me organizatat e shkollave. E gjithë kjo është bërë me qëllim të ngritjes së shkallës së vetëdijesimit të qytetarëve, për një ambient të shëndosh, jo vetëm gjatë prillit, por gjatë tërë vitit”, ka thënë Dishallari.
Në përmbyllje të këtij aksioni, aktivistëve më të mirë u janë ndarë mirënjohje, duke u bazuar në vullnetin dhe dëshirën e tyre që të kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. “Ambienti nuk bëhet i pastër duke pastruar, por duke mos e ndyrë”, thonë nxënësit që vërtetë me vullnet u angazhuan në këtë aksion, për dallim nga disa të tjerë, të cilët thoshin se nuk do ta bënin kurrë këtë punë, po të mos ishin të detyruar.



Share