• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edicioni i Parë
Nga: Redaksia e Lajmeve   
e Hënë, 12 Tetor 2009 01:00

Bellobrad - (R.SH) - Dje në Bellobrad, ka qëndruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Në cilësinë e kreut të partisë më të madhe në vend (PDK), Thaçi është takuar me anëtarësinë e vet, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, ku është njohur me ecurinë e përgatitjeve për fillim të mbarë të fushatës parazgjedhore, e cila nis me 15 Tetor.Kreu i PDK-së është takuar edhe me anëtarësinë e partisë, në fshatrat Kuk dhe Brezne. Edhe kësaj radhe, Ai e ka porositur popullatën, që në këto zgjedhje të tregojnë më shumë se kurrë pjekuri politike, kulturë dhe disiplinë, në mënyrë që, siç tha ai, ta ruajmë primatin që kemi në rajon, për organizim të mirë të zgjedhjeve.


Dragash - (R.SH) - Kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, pretendon edhe një mandat në këtë post, pasi që këtë muaj i skadon mandati i parë dyvjeçar. I vetëdijshëm që e presin vështirësi të shumta gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të 15 nëntorit, i pari i njërës nga komunat më të varfra në vend, Salim Jenuzi, shpreson se qytetarët do t’ia besojnë edhe këtë mandat katërvjeçarë. Si mysafir, në kuadër të emisioni javor informativ “Pasqyra Javore”, për dy orë rresht, përmes valëve tona, kreu i Komunës së Dragashit, ka shprehur bindjen se për dy vjetët e kaluara, ai nuk i ka zhgënjyer qytetarët dhe se ka arritur t’i ulë tensionet politike në Dragash.Jenuzi tha se është kujdesur që shpenzimi i parasë publike të bëhet me “kimet”, duke u përqendruar në realizimin e projekteve që qojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe jetës më komode të qytetarëve. Një ritëm më të mirë zhvillimor, ai ka premtuar edhe në të ardhmen.


Dragash -
(R.SH)
- Në bazë të Nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 31 të statutit të Komunës, kryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, Lulzim Rifaj, ka thirrur mbledhjen përmbyllëse të këtij legjislativi.
Në këtë mbledhje përmbyllëse, nuk është paraparë asnjë pikë e rendit të ditës për shqyrtim, por vetëm do të jetë një takim përshëndetës, e që simbolikisht bëhet përfundimi i kësaj strukture legjislative, pasi të enjten fillon Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale.

Takimi i delegatëve nga pesë parti shqiptare dhe tri nga rajoni i Gorës, pritet të fillojë në ora 10:00.


Prizren - (R.SH) - Prizrenit do të jetë qyteti i dytë universitarë në Kosovë. Më 1 tetor të vitit akademik 2010, në Universitetin e Prizrenit do t’i vijojnë studimet 5 mijë studentë, jo vetëm nga Kosova por edhe nga vendet tjera të rajonit, theksoi dje në Prizren kryeministri Thaçi, gjatë kumtimit të vendimit të Qeverisë, e cila ditë më parë vendosi që në Prizren të themelohet Universiteti i dytë publik në vendin tonë. Kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, zyrtarisht dje, organeve komunale të Prizrenit ua prezantoi vendimin e Qeverisë, që ky qytet historik të jetë qyteti i dytë universitarë në vend.


Bruksel - (RTK) - Serbia ende ka institucione paralele në Kosovë, thuhet për herë të parë në raportin e progresit, që do të miratohet të mërkurën në Bruksel. Komisioni Evropian do të konstatojë se Serbia mban institucione paralele në Kosovë dhe se Qeveria e Kosovës nuk e kontrollon tërë territorin e vet. Në raportin e progresit për Kosovën, thuhet se bashkëpunimi i Prishtinës zyrtare me EULEX-in, nuk është në përputhje me përkushtimin politik, andaj kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen. Në këtë raport gjithashtu thuhet se, ka pasur një stabilitet në Kosovë, por ka pasur edhe incidente, me ç’rast janë dëmtuar veturat e EULEX-it.
Share