• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqipëria nuk u vlerësua në “Eurovision”!
e Mërkurë, 11 Maj 2011 11:00

aurela_gaceDyseldorf, 11 maj 2011
 - Evropianët nuk e ndien pasionin e Aurela Gaçes, e cila nuk u votua mjaftueshëm për këngën e saj “Feel the Passion”. Kështu, këngëtarja Gaçe nuk arriti ta siguroj një vend në finalen e së shtunës të këtij evenimenti, në edicionin e 55-të. 
Kënga, me kompozim të Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit, ka dështuar që t’ua mbushë mendjen evropianëve për t’i dhënë vizën për në natën e së shtunës ku do të zgjidhet fituesi i edicionit për këtë vit. Aurela Gaçe, e cila ka dalë në skenë e shoqëruar nga tre zëra përcjellës, një bateristi dhe një kitaristi, para një dite kishte thënë se “Evropa do të na mbajë në mendje këtë vit”. Daljes së saj në skenë i ka paraprirë shfaqja e videove në ekranet e mëdha të sallës “Düsseldorf Arena”, ku është paraqitur bregdeti shqiptar. Gaçe ka performuar e treta, pas Magdalena Tul, e cila me këngën “Jestem” ka përfaqësuar Poloninë dhe Stella Mwangi, e cila ka përfaqësuar Norvegjinë, me këngën “Haba Haba”.
Nga gjithsej 19 shtete, të cilat janë prezantuar në gjysmëfinalen e parë që është mbajtur të martën, në finale kanë shkuar 10 prej tyre. Serbia, Lituania, Greqia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda, Rusia dhe Islanda, janë dhjetëshja e parë që u janë  bashkangjitur Francës, Gjermanisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, të cilat nga edicioni i kaluar kanë shkuar drejtpërdrejt në finale. Këtyre shteteve do t’iu bashkëngjiten edhe dhjetë shtete të tjera që do të përzgjidhen në natën e dytë gjysmëfinale, të enjten, ndërsa të shtunën do të mbahet finalja e madhe.  
Judith Rakers, Anke Engelke dhe Stefan Raab kanë qenë nikoqirët e mbrëmjes, kur gjatë kohës së votimit është përcjellë me performanca të ndryshme. Fatin e Shqipërisë, në natën e parë e kanë pasur edhe Polonia, Norvegjia, Armenia, Turqia, Malta, San Marino, Kroacia dhe Portugalia, të cilat nuk kanë siguruar pjesëmarrjen në finale.
Radiotelevizioni i Kosovës nuk ka arritur të realizoj “misionin” që ia kishte mësyrë në fillim të prillit e që mëtonte t’ua mundësonte shtetasve kosovarë që të votonin në Festivalin Evropian të Këngës. “Shumë shpejt ne do të dalim me modalitetet e fundit teknike që ua siguron kosovarëve mundësinë për të votuar këngët e tyre të preferuara...”, kishte thënë më 6 prill drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Bekim Hasani, gjatë një konference, kur këngëtarja Aurela Gaçe kishte ardhur në Prishtinë për, siç kishte thënë ajo, të kërkonte votën e kosovarëve. Por, deklaratat e të dyve kanë qenë të kota, pasi që rregullat e “Eurovisionit” janë të përcaktuara qartë, ku Kosova nuk ka të drejtë vote si shtet. Mbrëmë, moderatorët e RTK-së që komentonin natën e parë gjysmëfinale të “Eurovisionit” u kanë bërë thirrje që të votojnë, vetëm shqiptarëve që jetojnë në vendet, pjesëmarrëse në “Eurovision”.
 

Share