• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Skandali i policisë në portin e Durrësit!
e Diel, 15 Maj 2011 19:04

porti_durresDurrës, 15 maj 2011
- Policia kufitare e Shqipërisë, në portin e Durrësit, ka kthyer prapa një familje shqiptare nga Kosova, e cila kishte zbarkuar në këtë port detar, për të vazhduar rrugën drejtë Kosovës. Arsyeja e kthimit ishte se çifti bashkëshortor dhe dy fëmijët e tyre, të cilët kishin mbërritur në Durrës me pasaporta të skaduara, por me dokumentacione shtesë, të lëshuara nga Ambasada e Kosovës në Romë, e cila me këto leje i mundësonte kësaj familje që të vinte në Kosovë, ku do të pajisej me pasaporta të rregullta.
Siç raporton agjencia INA, skandali kishte pasuar, kur policët kufitar në portin e Durrësit kanë refuzuar dokumentacionet shtesë që kishte lëshuar ambasada kosovare në Romë dhe, pas disa orëve të mbajtjes së tyre në port, kanë urdhëruar që kjo familje të kthehet prapa në Bari të Italisë. Familja është kthyer në portin e Barit dhe është marrë nën mbikëqyrjen e policisë italiane, e cila e ka vlerësuar si skandaloz veprimin e policëve kufitar të Shqipërisë. Njëri nga policët italian ka thënë se familja kosovare, për më tepër, është dënuar me një gjobë prej katër mijë eurove, sepse ka hyrë në territorin e Shqipërisë me pasaporta jo të rregullta. Mario Levante Sommaria, shef i policisë kufitare në portin e Barit, ka deklaruar se është tejet i zemëruar ndaj sjelljes së policisë kufitare të Shqipërisë, e cila e kishte kthyer këtë familje. Ai ka shtuar se, prapë së prapë, ata do ta ndihmojnë çdo familje kosovare që do të ballafaqohet me probleme të kësaj natyre.
Familjes së kthyer nga Shqipëria i është ofruar edhe ndihmë nga disa kufitarë italianë, duke iu ofruar vendin për fjetje dhe ushqimin. Po ashtu, policia kufitare nga Bari ka kontaktuar ambasadorin e Kosovës në Romë dhe e ka njoftuar në lidhje me këtë veprim të kufitarëve të Shqipërisë. Njëherësh, nga ambasadori ka kërkuar që personalisht të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që ta zgjidh këtë problem me Shqipërinë.


Share