• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mjedrat, burim i mbijetesës në Dragash!
e Mërkurë, 18 Maj 2011 08:59

Dragash, 18 maj 2011
 - Kultivuesit e mjedrave në komunën e Dragashit, e konsiderojnë mjaft të leverdishme marrjen me këtë veprimtari. Shumë prej tyre, të mbështetur nga firma private “Hit-Flores”, kanë mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me këtë bimë.mjedrat Nuridin Bajrami, pronar i kësaj firme, ka bërë të ditur se në këtë komunë, deri më tani janë mbjellë rreth 15 hektarë dhe po shikohen mundësitë për shtimin e sipërfaqeve, ngase tashmë është shtuar interesimi i qytetarëve. Sipas tij, fidanët janë siguruar me angazhimin e përbashkët të kësaj firme dhe të asaj zvicerane “Interkorpereichen”, e cila ka punuar mjaft në identifikimin e terrenit më të përshtatshëm për kultivimin e kësaj bime. “Zviceranët kanë preferuar që të vazhdohet me këtë veprimtari, marrë parasysh veçoritë klimatike të kësaj komune për kultivimin e këtyre frutave”, pohon Bajrami. Meqë firma e tij ka krijuar një traditë shumëvjeçare në grumbullimin dhe përpunimin e llojeve të ndryshme të frutave të malit, të cilat kohëve të fundit i eksporton edhe jashtë vendit, Bajrami shpreson se kjo veprimtari shumë shpejtë do të shtrihet në shumë familje të kësaj ane.
Dalip Çengaj, banor i fshatit Pllajnik, si dhe disa fermerë të tjerë, thonë se janë mjaft të kënaqur me rendimentet nga viti i kaluar, prandaj angazhohen edhe më shumë shatë këtij viti që të shtojnë prodhimtarinë. "Me këtë veprimtari kam filluar vitin e kaluar dhe, marrë parasysh sasinë e shitur të mjedrave, sivjet shpresoj se do të kaloj shumë më mirë. Aq më tepër, kjo punë është e leverdishme edhe për faktin se shumë sipërfaqe të tokës së bukës në këto anë kanë ngelur djerrinë”, thotë Çengaj. Kultivues të tjerë nënvizojnë se duhet të aktivizohen edhe firma të tjera për grumbullimin e këtyre frutave, por që medoemos duhet edhe mbështetja institucionale.
 
 
Share