• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KDI i jep notë të dobët kryesuesit, Rifaj!
e Hënë, 13 Qershor 2011 17:49

kdi_prizrenDragash, 13 qershor 2011
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka dhënë vlerësimin e vet për punën e Kuvendit komunal të Dragashit, gjatë muajit maj. Në raportin e këtij instituti, konsiderohet shqetësues qëndrimi i kryesuesit të KK-së, Lulzim Rifajt, ndaj dy këshilltarëve komunalë, Gajbie Çengajt (LDK) dhe Mujdin Jusufit (AKR), në seancën e fundit. KDI, ka vlerësuar se ajo çfarë iu tha dy këshilltarëve nga ana e kryesuesitt, nuk është në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale “Qëndrimet e kryesuesit bien ndesh me parimet demokratike për respektimin e ndërsjellë të mendimeve dhe qëndrimeve të anëtarëve, brenda punimeve të seancave të KK-së”, thuhet në raportin e KDI-së, ku u vlerësua fakti se gjatë majit maj janë mbajtur dy seanca. Në të parën është shqyrtuar dhe miratuar raporti i realizimit të buxhetit, si dhe vendimi për bashkimin e Zyrës për Komunitete dhe asaj të Kthimit. Ndërkaq, me arsyetimin për mbrojtjen e ambientit, në këtë seancë është refuzuar kërkesa e një firme private nga Skenderaj, e cila kishte kërkuar shfrytëzimin e një trualli, për përpunimin e gurit dekorativ. “Këshilltarët, në këtë seancë, kanë kritikuar shpenzimet buxhetore gjatë tremujorit të parë, duke konstatuar se ka pasur keqmenaxhim të parasë publike. Ndërsa në seancën e dytë është miratuar Plani Lokal i Veprimit në Biodiversitet, 2011-2015. Ndonëse ky plan është miratuar me shumicë votash, këshilltarët kanë pasur mjaft kritika rreth mosinkorporimit të vërejtjeve të dhëna nga komisioni, i cili është formuar në seancën e parë. Këshilltarët janë pajtuar që të miratohet ky plan, por me kusht  që të inkorporohen të gjitha vërejtjet e komisionit përkatës”, thuhet në fund të raportit të KDI-së.
Të përkujtojmë se, në seancën e fundit, të cilën dëgjuesit tanë kanë pasur rast ta përcjellin në tërësi, përmes valëve tona, këshilltarja nga radhët e LDK-së, Gajbie Çengaj, kishte kërkuar sqarim nga kryesuesi për ndalesën që i është bërë një djali të dëshmorit, i cili një këngë të kompozuar dhe kënduar nga vetë ai, në zhanrin REP, dëshironte ta editonte në sallën ku është organizuar program artistik, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve. Kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj, ishte përgjigjur se këshilltarja, pos që po bën pyetje që nuk i takojnë legjislativit, po jepte dhe vlerësime. Ndërkohë që për dëshmorët, Rifaj pati thënë se “ata nuk iu takojnë vetëm familjarëve, por gjithë kombit”.


Share