• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 15 Tetor 2009 14:26
Dragash -gjitha partitë politike, sot bëjnë lëvizje në qytezën e Dragashit, por ende asnjëra prej tyre nuk ka prezantuar planet e veta për nisjen e kësaj gare parazgjedhore.Ndërkaq, në nivelin qendrorë, partitë politike, nga mesnata edhe zyrtarisht kanë nisur Fushatën parazgjedhore, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor.

LDK-ja e filloi e para fushatën, ku kandidati për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, në mesnatë bëri prezantimin e ofertës së tij.
PDK-ja, gjithashtu ka nisur prezantimin e projekteve për këtë fushatë, AAK-ja prezanton kandidatët e vet në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, ndërkaq AKR-ja dhe LDD-ja, fushatën e nisin bashkë në sheshin “Nëna Terezë”.
(R.SH)


Dragash
- Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, u takuan përfaqësuesit e UNDP-së, UN-HABITAT-it dhe zyrtarët komunalë, ku kanë arritur një marrëveshje për Planin Zhvillimor të Komunës së Dragashit. Qëllimi i takimit ishte zbatimi i një projekti që ka nisur UNDP-ja për hartimin e Planit Zhvillimor të komunës së Dragashit, të cilin do ta implementoj UN-HABITAT-i, pas një marrëveshje me UNDP-në, e cila do ta financoj këtë projekt.
Të gjitha palët i kanë dhënë vizën këtij projekti me rëndësi të lartë për këtë komunë të varfër dhe janë marrë vesh se kush, çfarë detyrash do të ketë në hartimin e Planit Zhvillimor.Kreu i Komunës, Salim Jenuzi, këtë hap e quajti si ringjallje të ekonomisë së Dragashit, pasi, sipas tij, pa një plan të qëndrueshëm, nuk mund të pritet zhvillim i qëndrueshëm. (R.SH)
Prishtinë
- Nën patronazhin e presidentit, Fatmir Sejdiu, dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), subjektet politike nënshkruan dje Kodin e Mirësjelljes për zgjedhjet lokale.
Ky proces zgjedhor për herë të parë do të menaxhohet plotësisht nga institucionet e vendit tonë, ndërsa organizatat ndërkombëtare do të kenë rolin e vet të veçantë monitorues.Presidenti Sejdiu përkujtoi përfaqësuesit e subjekteve politike se nënshkrimi i tyre, është një zotim për të respektuar principet bazë të shprehjes dhe pjesëmarrjes demokratike, ndërsa zhvillimi i këtij procesi zgjedhor është rasti për të dëshmuar përkushtimin, për t’u integruar në BE, në NATO dhe në strukturat ndërkombëtare. (KosovaLive)

Prishtinë - Pas publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2009 dhe të Studimit për Kosovën nga Komisioni Evropian, Përfaqësuesi Special i BE-së ka mirëpritur Studimin për Kosovën, që është publikuar së bashku me Raportin e Progresit, dhe, sipas tij, është me rëndësi për Kosovën që Studimi përmban propozime konkrete, se si të avancohet më tej perspektiva evropiane, në veçanti sa i përket masave në lëmin e vizave dhe atë të tregut.
Në raport sugjerohen fushat, ku autoritetet e Kosovës mund t’i shtojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat e mëtejme në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe në fuqizimin e themeleve demokratike dhe shumetnike të Kosovës.
(RTK)


Shkup -
Vendi ynë dhe Maqedonia kanë përfunduar me sukses bisedimet, lidhur me arritjen e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare. Nënshkrimi i saj pritet të bëhet këto ditë nga kryeministrat e të dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar për BBC-në zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, i cili tha se, pas kësaj, Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhëniet e shumëpritura diplomatike, ndërkohë që me këtë hap pritet të thellohet edhe bashkëpunimi dypalësh. (BBC)
Mitrovicë
- Është arrestuar një serb, i dyshuar për sulmin e së martës në veri të Mitrovicës, ndaj tre të rinjve shqiptarë, të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Policia ka njoftuar se 22-vjeçari i nacionalitetit serb, banor i Mitrovicës, është arrestuar, pasi që njëri nga viktimat e ka identifikuar. Ndaj tij do të iniciohet kallëzim penal, për përfshirje në sulm fizik, ndërsa rasti do t'i kaloj prokurorisë. Policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër, i cili gjithashtu është identifikuar nga viktima. (RTK)
Share