• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia shqiptare urdhërohet për mirësjellje!
e Mërkurë, 15 Qershor 2011 10:30

policia_shqiptareTiranë, 15 qershor 2011
- Ministri i Punëve të brendshme i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka porositur policinë që të jenë të kujdesshëm me turistët, duke kërkuar nga çdo pjesëtar i policisë etikë komunikimi, si një nga elementët thelbësorë për imazhin e Shqipërisë dhe Policisë së shtetit. Ai ka kërkuar që në punën e tyre policët të reflektojnë një klimë mikpritëse. Ministri Nishani ka ftuar edhe turistët që ta denoncojnë çdo polic, në rast se ai tejkalon kompetencat apo edhe nëse shkel ligjin.
Këto qëndrime, ministri i Brendshëm i Shqipërisë i ka shprehur  në një takim pune që zhvilloi të martën në Tiranë, për zbatimin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku merrnin pjesë edhe prefektët dhe drejtuesit e policisë nga 12 qarqet e vendit. Një ditë para se të hyj në fuqi marrëveshja për kontroll të njëanshëm në doganën e Morinit, Bujar Nishani u dha porosi të qarta policëve për detyrat që duhet kryer. “Etika e komunikimit, është një nga elementët thelbësore për imazhin e vendit dhe Policisë së shtetit. Të gjithë punonjësve të policisë, të cilët do të kenë ngarkesa më të mëdha gjatë verës, u adresojmë këto çështje që kanë të bëjnë me etikën e komunikimit, të sjelljes, orientimit dhe dhënies së çdo informacioni që do t’u kërkohet apo mund t’i duhet çdo qytetari që vjen për të pushuar në Shqipëri”, tha Nishani , duke kërkuar që veprimtaria e policisë të kontrollohet vazhdimisht nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe vetë qytetarët pushues.
Ministri Nishani ka urdhëruar që sportet e aventurës, të organizohen vetëm nga agjenci të licencuara. “Përgjegjësia para qytetarit dhe pushuesve, është e të gjithëve. Është e çdo institucioni, në bazë të asaj që obligon ligji dhe aktet e tjera nënligjore”, theksoi Nishani, duke përmendur rastin fatkeq të disa ditëve më parë, kur një turiste çeke humbi jetën duke ushtruar sportin e kanotazhit, në lumin Vjosa. Nishani vuri theksin në kontrollin që duhet të ushtrojnë të gjitha institucionet përkatëse, që sportet e kësaj natyre të organizohen nga agjenci të licencuara.“Të gjitha aktivitetet do të bëhen duke respektuar masat e sigurisë, sepse në Shqipëri ka federata të licencuara, të organizuara me njerëz të trajnuar. Pak ditë më parë, një turiste e re çeke humbi jetën në ujërat e lumit Vjosa, teksa po ushtronte sportin e kanotazhit, bashkë me të dashurin e saj. Tre vjet më parë, në kanionet e lumit Osum, në afërsi të Skraparit, kanë shpëtuar për mrekulli një grup amatorësh të sportit të kanotazhit nga Kosova, falë ndërhyrjes së forcave speciale të policisë”, sqaroi Nishani.
Ndërkaq, strukturave të Policisë Kufitare, ministri Nishani u kërkoi të shtojnë personel në ato pika ku flukset e lëvizjes së pushuesve janë më të mëdha dhe gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin me shërbimet policore kufitare të vendeve fqinje për lehtësimin e lëvizjes së pushuesve.

Nis zgjerimi i urave – Kërkohet vëmendje nga shoferët!

Këto ditë ka nisur puna për zgjerimin e urave, në autostradën Durrës-Kukës-Morin, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”. Në shtatë urat, që ndodhen kryesisht nga Kukësi në Morin, ka nisur puna në shtimin edhe të dy korsive të tjera, nga dy që kanë aktualisht. “Punimet kanë nisur në urën e Morinit, atë të Gjegjanit dhe në urën e Breglumës, e cila është ura më e gjatë në këtë segment. Përmasat e saj sillën rreth 350 metra gjatësi dhe 80 metra lartësi. Ndërsa pritet që së shpejti punimet të fillojnë edhe tri urat e tjera”, bëri të ditur drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha.
Parashikohet që të gjitha punimet në urat e këtij segmenti të autostradës, të përfundojnë deri në fund të vitit 2012. Nisja e punimeve në këto ura ka bërë që të zbutet papunësia për banorët e fshatrave përreth, gjendja ekonomike e të cilëve është tejet e dobët.
Gjatë gjithë kësaj kohe, sa do të vijojnë punimet, nga drejtuesit e automjeteve kërkohet vëmendje e shtuar, për shkak se rrezikshmëria është më e shtuar, sidomos nëse nuk përshtatet shpejtësia.



Share