• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosje, do t’i largojë hajnat!
e Mërkurë, 22 Qershor 2011 18:44

vetevendosje_prishtinePrishtinë, 22 qershor 2011
- Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, në protestën e së mërkurës në Prishtinë, me moton “Kundër hajnisë”, deklaroi se shteti duhet të lirohet nga pushteti aktual dhe hajnat. Albin Kurti, me xhepat e nxjerrë jashtë që simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve, tha se shqiptarët duhet t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë. “Nëpërmjet negociatave në Bruksel, është duke u vjedhur territori i Kosovës. Qeveria e Kosovës shkon në bisedime, sepse është e korruptuar dhe e ka bishtin e nxënë. Reshat Maliqi, aktualisht drejtor i Policisë, ka punuar në sigurim, në ambasadat e ish-Jugosllavisë. Thaçi ka ndaluar hetimin për këtë çështje, pasi e ka zgjedhur si mënyrë për shantazh”, u ka thënë Kurti të pranishmëve në protestë.
Në kohën kur anëtarë të Vetëvendosjes shpërthyen ballonë, me portretin e kryeministrit Thaçi, Kurti tha se do t’i largojnë hajnat nga pushteti. “Manipulimi me tenderët, që u jepen kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë, pastaj shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër, që ua mbush xhepat ministrave, si dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, që na e vjedhin territorin e Kosovës”, duhet të ndërpriten, ka thënë Kurti. Ndërkaq, Shpend Ahmeti, ish-anëtar i Frymës së Re, e shkrirë tani në lëvizjen “Vetëvendosje”, tha se Vetëvendosjes i është larguar skena, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme. Mirëpo, sipas tij, nuk kanë mundur t’i ndalojnë të flasin, pasi për 5 minuta e kanë rregulluar skenën tjetër. “Sot, Kosova është vendi më i varfër në botë. Gjysma e popullatës nuk kanë as bukë të hanë. Është vend me papunësinë më të madhe. Është vendi me korrupsionin dhe hajninë më të madhe në botë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se për këtë gjendje, fajin e kanë ata që po krenohen. Sipas Ahmetit, sa më të varfër që po bëhen qytetarët, aq më të shtrenjtë po bëhen veturat e qeverisë dhe më të mëdha po bëhen shtëpitë e qeveritarëve. “Nuk zhvillohet Kosova me deklarata të thata dhe duke shkuar në qendra skijimi”, tha ndër tjerash, Ahmeti, duke shtuar se hajnia dhe interesi i qytetarëve, nuk do të lejohet të nëpërkëmbet. Protestues, përkrahës dhe anëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”, kanë brohoritur parullat “Poshtë hajnat”, “Hashim hajni” etj. Protestën e kanë përkrahur edhe përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve të fabrikës “Sharrcem”, nga Hani i Elezit.

Kuçi: Këto veprime, ruani për fushatë!

Qeveria e Kosovës, duke reaguar ndaj protestës së Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se janë legjitime këto protesta dhe se ekzekutivi nuk i ngulfat veprimet e tilla. Por, nga protestuesit është kërkuar që të mos ketë fyerje. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se ata që kanë fakte për hajni, duhet t’i drejtohen gjykatave. “Ajo çfarë bëri sot “Vetëvendosje”, ishte një ofendim i zhurmshëm dhe asgjë më shumë. Ia përkujtojmë Vetëvendosjes, se nuk është vit elektoral dhe, aktivitetet që i bën ky subjekt politik, le t’i ruaj për fushatën zgjedhore”, ka thënë Kuçi. Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka thënë asnjë fjalë për protestën e organizuar sot nga lëvizja Vetëvendosje. Ai ka vazhduar mbledhjen e Qeverisë, pa i komentuar fare akuzat e bëra nga “Vetëvendosje”, në protestën me moto “Kundër hajnisë”, organizuar në Prishtinë.


Share