• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mos e shploni Klintonin!
e Enjte, 15 Tetor 2009 22:21
Pas një muaji, kur ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vijë në Kosovë, ndoshta do të dëshpërohet me pamjen e tij të paraqitur në shtatore. Kështu mendojnë shumë artistë kosovarë. Sipas tyre, kjo shtatore nuk është aspak e denjë për të nderuar figurën e mikut më të madh të kosovarëve – Clintonin. Të një mendimi të tillë janë edhe shumë kryeqytetas të cilët për herë të parë patën rastin ta shohin shtatoren para dy ditësh. “Kjo skulpturë nuk duket e mirë. Ndoshta unë nuk marr vesh shumë nga arti, mirëpo edhe fëmijëve nuk iu pëlqen. Nuk i përngjan Clintonit. Gabimi tjetër në këtë rast është që nuk ka vend të duhur për të vënë këtë shtatore”, thotë kryeqytetasi Besnik Krasniqi. Mënyra e marrjes së vendimit për të vendosur shtatoren e Clintonit, për Fahredin Spahinë, drejtorin e Galerisë së Arteve të Kosovës, është e çuditshme. Ai thotë se me këtë rast, janë anashkaluar të gjitha procedurat e mundshme për të bërë një gjë të tillë. “Pa e mohuar për asnjë çast qëllimin e mirë të autorit dhe gjithë përpjekjen e tij për ta realizuar shtatoren, mendoj se është dashur te mendohet më mirë nga autoritetet që kanë vendosur për vendosjen e saj në ketë shesh. Në fakt, ata nuk kanë respektuar procedurat për krijimin dhe vendosjen e një shtatoreje në një vend publik. Në raste të tilla shpallet konkurs publik dhe ftohen skulptoret e vendit por, shpesh, dhe ndërkombëtarë që të konkurrojnë me boceta të krijuara si bazë për veprën e kërkuar”, thotë drejtori Spahija.Shtatoren që do të përurohet në muajin që vjen, Spahija e krahason me shtatoret e shesheve në Korenë e Veriut dhe me ato të punuara në Shqipëri gjatë periudhës komuniste. “Është një skulpturë që nuk përkon me rrjedhat e artit modern. Është skulpturë soc-realiste. Në Korenë e Veriut e kam parë një shtatore të tillë, si në Shqipëri. Një shtatore vendoset në shesh për zbukurim të vendit e jo për bastardimin e tij. Në aspektin artistik mendoj se shtatorja është e dështuar, ka shumë defekte anatomike. Bazamenti është bërë në mënyrë të mjerë. Çdo gjë është shumë jo dinjitoze”, shton ai. Ndërsa artisti Luan Mulliqi beson se qëllimi i autorit të veprës, Izeir Mustafa, për të nderuar figurën e Bill Clintonit ka dështuar, pasi që sipas tij, ka ndodhur e kundërta. “Në vend se të nderojmë ne personalitet e shquara siç është Clinton, ne e kemi ofenduar atë.  Ajo shtatore ka shumë defekte, nuk kanë përmbajtje, nuk ka monumentalitet, ka një shfaqje të natyralizmit i cili i shkon më tepër kah modelimi amatoresk. Një shtatore që buzëqesh bëhet vetëm për komikët, pastaj ka defekt proporcioni i figurës, lartësia e shtatores, bazamenti etj. Të gjitha janë me defekt”, thotë Mulliqi. Që të mos përsëriten gjëra të tilla, Mulliqi thotë se Komuna e Prishtinës do të duhet që urgjentisht të formojë një Këshill për Kulturë, i cili do të merrej me vendosjen e skulpturave monumentale. “Deri më tani kemi ngritur përmendore të cilat ofendojnë personalitetet të cilave i janë dedikuar ato. Në të ardhmen kurrsesi nuk bën të përsëriten gjëra të tilla. Për momentin shtatoret po i vendosin biznesmenët në bashkëpunim me ndonjë artist të papërgjegjshëm. Jemi bërë kryeqytete i kiçit”, shton ai. Ndërsa artisti, Mehmet Behluli, pohon se shtatoret e punuar pas luftës në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të Bill Clintonit, janë bërë shëmti e vendit. “Në kohën tonë mund të bësh ndonjë shargarep, kastravec a ndonjë sallatë e t’i vihet emri ‘Bill Clinton’, e jo të bëhet asi vepre që është imitim i realitetit e që kthehen në karikaturë. Na u shëmtuan qytetet e katundet me kësi vepra të dobëta. Është gjynah për atë që kanë dhënë jetën e t’i bëhen vepra të tilla”, thotë Behluli. Sociologu Shemsi Krasniqi thotë se skulptura e punuar nuk i përmbushë nevojat artistike të kohës sonë dhe kohërave që do vinë. “Përshtypja ime është se edhe në këtë rast, u dëshmua debalanci ndërmjet formatit të heroit dhe formës së kujtimit për të. Duket se evolucioni i shijes estetike tek ne është më i ngadalshëm se sa vetë evolucioni natyror”, thotë sociologu Krasniqi. Që punimi i tillë në mënyrë realiste është i tejkaluar, e pohon edhe artistja Zake Prelvukaj. “Unë nuk i përkrah këso lloj përmendoresh. Është një gjë e tejkaluar. Megjithatë, e përshëndes autorin që është kujtuar të bëjë një gjë tillë”, thotë Prelvukaj. Ajo pohon se para pak kohësh, iu është drejtuar Komunës së Prishtinës me një projekt i cili ka pasur për qëllim që në sheshin “Bill Clinton” të punohet një mozaik gjigant. Mirëpo, Prelvukaj pohon se një iniciativë e tillë  ka dështuar duke mos pasur përkrahjen e Komunës. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi thotë se Komuna e Prishtinës ka përkrahur vetëm financiarisht skulptorin Izeir Mustafa dhe se po ashtu ka bërë edhe ndarjen e lokacionit për vendosjen e shtatores. “Komuna nuk është bartëse e këtij projekti. Ne kemi financuar autorin me rreth 16 mijë euro dhe kemi ndarë lokacionin. Besoj se do të ketë ndonjë shëtitore aty. Mirëpo, Komuna nuk ka hy në vlerësim e figurës. ”, thotë Gashi. Në anën tjetër, arkitekti Valdet Osmani pohon se do të duhej një vend më reprezentativ për të vendosur këtë shtatore. Sipas tij, parcela e ndarë nuk është e mjaftueshme për një gjë të tillë. “Për punën që e ka bërë e meriton një vend më të mirë, një shesh më të mirë. Aty është vend i vogël dhe mendoj që sheshi duhet të zmadhohet, të bëhet pikë referuese”, thotë arkitekti Osmani. Në një intervistë të dhënë për Express kohë më parë, skulptori Izeir Mustafa kishte pohuar që ideja për ndërtimin e shtatores së Clintonit i kishte lindur në shenjë falënderimi për ndihmën e tij dhënë Kosovës gjatë kohës së luftës. Shtatorja është në lartësi prej tri metrave, dora e majtë e ish- presidentit Clinton është e ngritur lartë në formë përshëndetje, ndërkohë që e djathta është e ulur poshtë dhe mban një mirënjohje të dhënë, që simbolizon titullin “Honoris Causa”, e cila i është ndarë atij nga Universiteti i Prishtinës.
Share