• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Adelina Ismaili, është gjallë!
e Enjte, 07 Korrik 2011 21:49

adelina_ismailiPrishtinë, 07 korrik 2011 - Adelina Ismaili është kthyer nga turneu, në Amerikë, është gjallë sigurisht, edhe pse dolën fjalët për vdekjen e saj. Është shumë e sinqertë, me një dozë humori në vete. Thotë se ishe për të tretën herë me radhë në Amerikë dhe ka pasur një turne të shkëlqyer, të cilin nuk do ta harroj deri në fund të jetës së saj. “Të jem e sinqertë, nga ato pak biseda që arrita të kem me fansat e mi në Amerikë, publiku atje duket mjaft i përmalluar, por dhe i dëshpëruar nga koncertet shqiptare, të cilat kryesisht janë të organizuara mjaft dobët. Ndoshta ky fakt ka ndikuar që turneu im të cilësohet si njëri ndër më të suksesshmit në kohën e fundit që ka ndodhur në Amerikë. Gjithnjë për komunitetin shqiptar po flas. Guxoj të them që organizatorët atje duhet të mendojnë seriozisht për organizime më normale, nëse duan që rinia të mos iu ikë në koncertet amerikane, gjë që do ta bëja dhe vet”, thotë Adelina. Së bashku me Adelinën ishte edhe Sabri Fejzullahu, një duet ky që, ka kohë që nuk e kemi dëgjuar. Pas kaq kohësh, dy artistët rezultuan më të suksesshëm se kurrë. “Me xhaxhin Sabri mund të mos takohem 20 vjet, por, kurdo që bashkohemi, ne jemi ai i njëjti ekip fitues që korr gjithçka para vetës. Gjithmonë e kam quajtur vetën njeri me fat që jetoj në kohën e një legjende, siç është ai. Është e vështirë të flasësh për emocionin që të mbërthen, kur ke përballë Sabri Fejzullahun dhe dashurinë që arrin t’ia falësh publikut në ato momente. Unë nuk mund të flas, as dhe një fjalë të vetme, kur ai më prezanton. Unë guxoj vetëm të përkulem para asaj madhështie. Publiku këtë e sheh, e ndjen, dhe s’ka si të mungojë kënaqësia para tërë atij sinqeriteti që fal Sabri Fejzullahu. Kjo bënte që të gjithë, në mbarim të koncertit, të ndjenim vetën fitues”, shprehet diva kosovare, Adelina Ismaili, duke shpalosur edhe ngjarje interesante nga prapaskenat e gjithë koncerteve në Amerikë. “Prapaskenat mbesin të njëjtat, siç kanë qenë gjithmonë. Kolegë, nga jashtë e brenda, që duan të sabotojnë koncertet me çdo kusht, kanë qenë brenga më e madhe e nikoqirëve tonë. Mjerisht, asnjëri nuk besonte që vërtetë kam mbrojtje ligjore, derisa shfaqej policia. Pastaj, mallkimi i suksesit, siç e quaj unë, kur një koncert të suksesshëm edhe prezantuesja e quan ‘koncerti im’. Do t’i tregoj dy të forta nga prapaskena, një e shëmtuar dhe një e bukur. Dikush që, nuk ia them emrin dot, mi vodhi dy palë këpucë. Tingëllon e çuditshme, por unë po qeshja shumë. Ika, ia bleva edhe getat personit në fjalë dhe i thash: ‘Merri, se të shkojnë me këpucët dhe do e lësh namin me ato këmbë’. E dyta ishte Melinda, nga ‘American Idol’. Befasia më e bukur që më ka ndodhur. Ajo vajzë, përveç kualiteteve që i ka dhënë Perëndia, kishte dhe një shpirt aq të madh, sa që më nxori lotët kur po qante duke më përqafuar dhe fliste se jam idhulli i saj, që nga mosha dyvjeçare e saj. Me një fjalë, ka gjithçka në prapaskena, por unë dua t’i mbaj në mendje vetëm të bukurat.

Aurela Gaçe e befason Adelinën!

Në dy koncertet e fundit, mysafire e turneut ishte dhe Aurela Gaçe. Këtë paraqitje të befasishme, në krahun e dy legjendave kosovare, Adelina e transmeton si suprizë edhe për të. “Ishte një surprizë e këndshme, për të gjithë ne. Unë kam dhënë mendimin tim për Aurela Gaçen dhe ai nuk ndryshon. Ajo është një ndër figurat e rralla, të cilën e çmoj lart në skenën shqiptare. Si person, Aurela është njeriu më i dashur që një këngëtare mund ta ketë afër vetës, në turne. Si profesionaliste, nuk diskutohet. Unë e çmoj, së pari për moshën e saj më të madhe nga unë, si dhe për arritjet, që secila këngëtare nga Shqipëria i dëshiron. Normalisht që në skenë secili mundohemi të mposhtim gjithkë, por që na dallon mënyra. Dikush në skenë, dikush me prapaskenë. Është mysafire që do ta dëshironte çdokush. Dua të besoj që Aurela, vërtet më ka në zemër, siç e kam dhe unë atë. Duket mrekulli dhe ia kam thënë që i ka rënë nuri i bukurisë dhe duket më seksi se kurrë. Në koncertin e parë nuk arritëm të komunikojmë aq shumë, sepse ishte rrëmujë. Por në koncertin e dytë, unë që nuk mbyll gojë kurrë, ngela pa tekst kur dëgjova se çfarë po fliste Aurela për mua. Është njeri i madh”, thotë Adelina për kolegen e saj nga Shqipëria, Aurela Gaçe, duke shpjeguar edhe fenomenin e këngëtareve që mundohen t’ia rrëmbejnë fansat kolegeve që organizojnë koncerte. “Çdokush ka të drejtën të mundohet të fitojë avantazh nga artistë tjerë. Por, deri më sot askush nuk ka arritur të mi rrëmbej fansat e mi. Shumëkush po derdh mund dhe bën konspiracione që unë, patjetër, të armiqësohem me kolegët që i çmoj, por as këtë deri më sot askush nuk e ka arritur. Përveç në rastet kur ata vet duan ‘duel’ me mua. Duelet e mia çdokush ka të drejtë t’i kurdisë në prapaskenë, por ato kanë mbaruar qysh moti, me vendimin e publikut, kur unë dal në skenë. Edhe po të doja, fansat e mi nuk mund t’ia fal dikujt tjetër. E tëra që mund të bëj është, të mundohem që atyre mijëra fansave t’iu dhuroj momente kënaqësie, me performansë, aktrim, shaka dhe vallëzimin tim”, thotë Adelina Ismaili, duke u treguar më e gjallë se kurrë më parë dhe me ambicie të mëdha.

Planet për të ardhmen?

“Aktualisht, nuk guxoj të planifikoj asgjë tjetër, edhe pse do më ngelet pikë në zemër, nëse nuk arrij të përsëris turneun ballkanik këtë verë. Nuk hyj në rangun e atyre që mundohen të mbajnë nga 2-3 karriera, e në fund mbesin duke kënduar në lokale pijanecësh. Më mirë është të realizosh një projekt të mirë dhe serioz njëherësh. Pastaj, shohim e bëjmë. Jam 31 vjeçe dhe kam 25 vjet karrierë intensive. I kam arritur të gjitha që kam ëndërruar dhe çdo ambicie e tepërt, mund të rrezikojë njeriun tek unë. Është koha që të mendoj seriozisht të jetoj lumturinë. Lumturinë që ma ka falur Zoti”, sqaron Adelina, pa lënë të komentoj edhe një lajm që u publikua për vdekjen e saj. “Ajo shpifje e tmerrshme, nuk ishte koincidencë. Unë nuk merrem me ta, sepse është kompania që përkujdeset për çdo keqpërdorim të imazhit tim dhe me padinë merren juristët brenda kompanisë. Në këtë rast edhe avokati im. Gjithsesi, kemi pista që na tregojnë që kjo shpifje është bërë nga kolegë, për të sabotuar turneun. Kur them që nuk tregoj ku jam dhe çfarë po bëj, nuk e bëj për të luajtur ‘të mistershmen’, por janë kontratat që më detyrojnë për gjëra të tilla. Saktësisht, për të mbrojtur integritetin, imazhin dhe punën time nga ngjarjet e shëmtuara. Isha e brengosur kur më treguan që fansat ishin tmerruar dhe, me të zbritur në Nju Jork, kontaktuam njerëzit kompetentë dhe zëdhënësen time. Fatkeqësisht, ende ka këngëtarë që mendojnë se karriera ndërtohet, duke iu futur nën pantallona kriminelëve apo duke tentuar të njollosin punën e tjetrit. Por, le të marrin vesh një herë e përgjithmonë që ato gjëra kanë marrë fund. Jemi në vitin 2011, nuk pinë më ujë gënjeshtrat e askujt. Faleminderit Zotit që dita-ditës po merret vesh kush është kush”, përfundon Adelina Ismaili, duke dhënë sqarim se për të gjitha këto shpifje, kompetentët kanë të bëjnë me tetë vepra penale dhe e tëra varet se çfarë do vendosë gjyqësia.


Share