• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia e Prizrenit pati shumë punë!
e Enjte, 21 Korrik 2011 20:59

Prizren, 21 korrik 2011
 - Në Petrovë të Prizrenit, mëngjesin e sotëm ka plasur një sherr familjarë, për shkak të një rruge, të cilën e shfrytëzon farefisi Kolukaj. Të implikuarit në këtë problem, pasi nuk kanë mundur të merren vesh, janë përleshur mes vete, me ç’rast janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë dy persona kanë përfunduar në Spitalin rajonal të Prizrenit.policia1
Njësitet e Policisë dhe Krim-teknikës kanë kryer procedurat hetimore, me ç’rast kanë arrestuar gjashtë meshkuj nga familja e gjerë, Kolukaj, të cilët ende po mbahen nën masën e ndalimit. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe bastisjes së dy shtëpive, janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, tri pistoleta, dy karikatorë dhe 61 fishekë. Policia rajonale e Prizrenit njoftoi se kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë, për procedurë të mëtejme. Gjithashtu, në raportin e kësaj policie, bëhet e ditur se mbrëmë, në fshatin Shpenadi, është evidentuar një tentim-vrasje, ku një person, pasi kishte sulmuar fizikisht një punëtor, në shitoren e tij, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë trupore. I dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar nga vendi i ngjarjes, por që policia e ka identifikuar dhe në shtëpinë e tij e ka arrestuar. Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë, më të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Policia rajonale e Prizrenit njoftoi sot edhe për arrestimin e një grabitësi, pak kohë pasi ai kishte sulmuar një femër, nga qafa e së cilës kishte rrëmbyer një zinxhir ari. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ku i dyshuari kishte zgjedhur si viktimë një femër me probleme shëndetësore, të cilës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, për të cilat ajo është trajtuar në Emergjencën e Prizrenit. Hetimet kanë rezultuar me faktin se, edhe në tri raste të tjera, të ngjashme me këtë, që ndodhën këto ditë, kryes i veprës ka qenë po ky person. Hetuesit po veprojnë në gjetjen e zinxhirëve të grabitur nga ky i dyshuar e që kapin vlerën mbi një mijë euro.
 
 
Share