• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Uji i pijshëm, problem për shtatë fshatra!
e Mërkurë, 17 Gusht 2011 12:14

kroi_ujiDragash, 17 gusht 2011
- Shtatë fshatra të komunës së Dragashit, gjashtë në trevën e Opojës dhe një në trevën e Gorës, ende vazhdojnë të furnizohen me ujë të pijshëm me sistem të pompimit. Si pasojë e kësaj, banorët e këtyre fshatrave,  jo vetëm që u ekspozohen shpenzimeve shtesë, por, sa herë që ka reduktime të rrymës, detyrohen t’iu kthehen metodave më primitive për të siguruar ujin e pijshëm, nëpër krojet publike. Bajram Kryeziu, kryeplak i fshatit Kapre, në Opojë, thotë se ata janë të detyruar që për çdo muaj të paguajnë personin që përkujdeset për pompat, si dhe arkëtimin e mjeteve për shpenzimin e energjisë elektrike. Edhe banorët e Bellobradit, Zgatarit, Brrutit, Rrencit dhe Breznes, në trevën e Opojës, si dhe ata të fshatit Rapçë, në trevën e Gorës, përballen me të njëjtin problem. Kryepleqtë e këtyre fshatrave pohojnë se nga autoritetet lokale, në vazhdimësi është kërkuar zgjidhje, por që të gjitha përpjekjet kanë ngelur në nivel të konstatimit të gjendjes. “Gjithnjë kemi dëgjuar premtime, se do të bëhen përpjekje për ta zgjidhur këtë problem, por që kjo po zvarritet tash e 12 vjet”, thotë Rexhep Rifaj, njëri nga aktivistët e Bellobradit.
Gati në të gjitha tubimet publike, të cilat i organizon pushteti lokal me qytetarët, nga përfaqësues të këtyre fshatrave vazhdimisht është prekur kjo çështje, por që kanë marrë vetëm premtime se ky hall do të shikohet me prioritet. Megjithatë, problemi ka ngelur në pikën zero. Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, thotë se ai personalisht është marrë me këtë çështje, duke kërkuar edhe ndihmën e banorëve të disa fshatrave, në afërsi të të cilave gjenden burime të bollshme të ujit. Por, sipas Jenuzit, ka munguar gjithnjë vullneti i banorëve nga fshatrat që kanë burime të bollshme, që një sasi uji t’iu shpërndahet këtyre fshatrave, të cilat përballen me mungesë të ujit. “Në mungesë të kësaj gatishmërie, ne kemi ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të një impianti të madh të ujit të pijshëm dhe shpresojmë se me përfundimin e tij, do të ketë ujë të bollshëm, jo vetëm për qytezën e Dragashit, por edhe për këto fshatra”, thotë Jenuzi, duke mos qenë në gjendje të saktësoj se kur mund të realizohet ky projekt. “Sivjet kemi filluar me projektin, për realizimin e të cilit, nga buxheti i Komunës janë siguruar 300 mijë euro. Ky impiant do të furnizojë me ujë të pijshëm, jo vetëm banorët e qytezës, por edhe të këtyre shtatë fshatrave. Por, meqë për realizimin e tërësishëm të tij nevojiten më tepër se dy milionë euro, nuk mund të saktësohet se kurë mund të përfundojë në tërësi”, ka thënë Jenuzi.


Share