• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vazhdon odiseja e vrasjes makabre në Korçë!
e Mërkurë, 17 Gusht 2011 22:47

gaqo_dumka
Korçë, 17 gusht 2011
- Vijon ende historia makabër e masakrimit të 42-vjeçares në Korcë. Pas disa ditë kërkimesh, policia duket se është pranë gjetjes së kokës së Liljana Arapit, që mendohet të jetë fshehur pranë banesës së 84-vjeçarit, Gaqo Dumka, i dyshuari kryesor për kryerjen e kësaj vepre. Policia po kryen kërkime intensive pranë banesës, ku mendohet të ketë ndodhur ky krim i rëndë që ka tronditur, jo vetëm Korçën, por mbarë opinionin shqiptar.
Nga raportimet e fundit, mësohet se vetë ky i moshuar ka treguar për vendin se ku është fshehur koka e viktimës, pasi ka ndryshuar dëshminë e dhënë paradite, duke pranuar se e ka vrarë ai Liljanën. Sipas dëshmisë, autori e ka vrarë gruan, pasi dyshoi se ajo i kishte vjedhur 300 mijë lekë të reja. Ndërkohë, Gjykata e Korçës sot dha masën e sigurisë “burg pa afat” për Dumkën, i cili është i akuzuari i vetëm për vrasjen dhe masakrimin e Liljana Arapit. Gjate seancës, Dumka nuk pranoi ta ketë vrarë Liljanën, por deklaroi se ajo u rrëmbye dhe u masakrua nga 3 persona të tjerë "Më detyruan të hedh pjesët e trupit në plehra, ndërsa tre personat që unë nuk i njihja, e morën kokën e saj me vete", thuhet të ketë deklaruar i pandehuri.
Hetimi për 84-vjeçarin konsiderohet si i përfunduar nga policia, e cila shprehet e bindur se nuk ka asnjë dyshim për faktin se pikërisht Gaqo Dumka është autori i vetëm i vrasjes dhe masakrimit të trupit të Liljana Arapit. Ndonëse janë hedhur dyshime se në këtë krim mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, nga rrethi familjar i 84-vjeçarit, policia tha se i konsideron të mjaftueshme provat që vërtetojnë se Dumka është autori i vetëm i vrasjes së bashkëjetueses së tij. Ndërkaq, policia sqaroi se shpërblimi prej 10 mijë eurosh, i vënë në dispozicion nga Drejtoria Rajonale e Korçës, për personat që do të bashkëpunonin me policinë për gjetjen e autorit, nuk është konsumuar fare, pasi zbardhja e ngjarjes është kryer nga vetë policia, pa ndihmën e askujt.

I pandehuri gëzonte pension nga Gjermania!

Xhelozia dhe hakmarrja për “shpërdorimin” e lekëve të pensionit, janë motivet që kanë shtyrë Dumkën të masakrojë dhe gjymtojë Liljanën, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh. Kështu konfirmohet nga policia lokale, e cila dje ka zbardhur detaje të tjera të ngjarjes makabre që tronditi qytetin e Korçës, mbrëmjen e së premtes. Masakrimi i 42-vjeçares nga Bilishti, trupi i së cilës është tërhequr nga familja, për t’u varrosur pa kokë, sipas burimeve të rezervuara të policisë lokale, është kryer në mënyrë mizore nga autori, i cili, sipas të dhënave, ka qenë i dënuar në një kamp përqendrimi në Gjermani, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Dyshohet se periudha e internimit të tij në Gjermani, ka lënë tek i moshuari devijime psikike, që janë shfaqur në mënyrën se si është kryer masakrimi i Liljanës. “Vrasja e 42-vjeçares është kryer me gjakftohtësi dhe më pas i pandehuri me qetësi është përpjekur t’i fshijë gjurmët e krimit, por pa arritur të zhdukë çdo shenjë”, ka thënë për gazetën "Shqip" një burim i grupit hetimor të këtij rasti.
Edhe dyshimet për tradhti kanë qenë pistë e hetimeve të policisë, pasi kjo e fundit e dinte se Dumka ka qenë në një kamp përqendrimi në Gjermani dhe për këtë arsye, përfitonte pension në formë dëmshpërblimi nga shteti gjerman. “Ai kishte krijuar dyshime se gruaja me të cilën bashkëjetonte e tradhtonte me persona të tjerë, ndaj ka vendosur që ta vrasë në ambientet e brendshme të shtëpisë ku jetonte me qira”, tha një drejtues i policisë lokale të Korçës, duke iu referuar pohimeve të të moshuarit, pas arrestimit.


Share