• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja në Dragash, e nisi fushatën
e Premte, 16 Tetor 2009 19:04

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Dragash, e cila në dy vjetët e fundit ka qenë opozitë në këtë Komunë më jugore të vendit, e para, të premten ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale, duke synuar dhe e bindur që do të rikthehet në pushtet.
Krerët e këtij subjekti politik, bashkë me aktivistët dhe simpatizantët e vet, fillimisht kanë defiluar në sheshin e qytezës së Dragashit, e më pas janë ndalur në shumë lokale afariste, si dhe në tregun e gjelbër, me ç’rast janë interesuar për hallet dhe vështirësitë e shumta të shitësve, të cilëve iu premtuan se, me ardhjen e LDK-së në pushtet, shumë gjëra do të ndryshojnë edhe në të mirën e tyre. Më pas, Halim Shemsidini, kryetar dege dhe kandidat për kryetar komune, ka mbajtur një fjalim, ku bëri të ditur se ky subjekt politik, për këto zgjedhje është i përgatitur më mirë se kurrë më parë. Ai ka shfaqur shpresën se fitorja e tij do të jetë e sigurt, dhe se Kuvendi i ri do të përbëhet nga shumica e këshilltarëve të këtij subjekti. “Puna jonë njëzetvjeçare dhe filozofia politike e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, padyshim se do të jenë garanci për fitore të sigurt. Aq më tepër kur kihet parasysh edhe fakti se qytetarët e kësaj ane, dinë t’i çmojnë vlerat e mirëfillta. Shemsidini ka premtuar se preokupimi kryesor i LDK-së është rimëkëmbja ekonomike, në radhë të parë, zhvillimi i turizmit, energjetikës dhe blegtorisë, për të cilat, siç është shprehur ai, treva e Dragashit ka resurse të bollshme. “Edhe përmirësimi i gjendjes në arsim, shëndetësi, administratë, e në veçanti puna me të rinjtë, di të janë prore në fokus të angazhimeve tona”, është zotuar ai.

Në përfundim, Shemsidini është shprehur se “ndihet i privilegjuar t’i prijë një ekipi kompetent dhe me eksperiencë të gjatë, për ta drejtuar qeverinë lokale të Dragashit, gjatë katër vjetëve të ardhshme”.

Share