• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosova me internet më të shpejtë në rajon!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 22 Shtator 2011 12:48

Dragash
- Internet, 20 herë më të shpejtë se deri tani, ofron kompania “Kujtesa”, që nga 15 shtatori. Kjo shpejtësi, me pakon më të shpejtë (60 Mbps), është më e larta në rajon dhe e barazon Kosovën me vendet e zhvilluara, sa i përket shpejtësisë së internetit.internet_shpejtesia
Sipas përgjegjësit teknik të kësaj kompanie, për rajonin e Prizrenit, njëherësh edhe menaxher i firmës për shpërndarje të internetit në Dragash “Connect”, Meriton Dida, shpejtësitë e reja do të kushtojnë njësoj, por që pakot që do të ofrohen do të kenë shpejtësitë 5 Mbps, 20 Mbps, 40 Mbps dhe 60 Mbps. “Së bashku me shërbimin e televizionit kabllor, që operatori jonë e ofron, tash e 7 vjet, shërbimi i internetit ofrohet me çmimet minimale në treg. Këto shërbime parashikohet se do të ndryshojnë edhe mënyrën e përdorimit të internetit, duke e rritur dukshëm edhe shikueshmërinë e videove në High Definition (HD) dhe përdorimin më të madh të serverëve online (hard disqeve në internet) për ruajtjen e të dhënave personale”, shpjegon Dida, duke shtuar se konsumatorët individualë do të përfitojnë shumë nga shpejtësia e re, ndërsa komuna e Dragashit, sapo të rregullohen çështjet teknike, do të gëzoj këtë privilegj, përmes ndërmarrjes “Connect”.
Dida përmendi progresin e arritur, për të cilin tha se me këto shërbime po tregohet se “Kujtesa” shpejtë ka ecur përpara, bashkë me të edhe ndërmarrja “Connect”, të cilën e menaxhon ai në Dragash. “Po të krahasohemi me provajderët më të njohur, si ‘Time Warner Cable’ ose ‘Optimum Online’ në SHBA, ose ‘BT Broadband’ në Britani, Kujtesa ofron shërbime më shpejtësi të njëjta, kurse në disa raste edhe me të madhe, por me çmim më të ulët”, tha Dida, për Radio SHARRI. Ai njoftoi se shpejtësia e njëjtë e internetit do të bartet, nga shtëpitë në pajisje portative (si telefona dhe tablet PC-ja), me shërbimin e quajtur “Kujtesa Nomad” dhe se paketa televizive “Tring” do të rikthehet në rrjetin kabllor të këtij operatori.
Sipas menaxherit të operatorit “Connect” në Dragash, të gjitha shërbimet e Kujtesës nuk do të jenë ende në dispozicion të banorëve të kësaj komune, por që, sapo të mbarojnë punët teknike, kompania e tij do të dyfishoj fuqinë e internetit për klientët e vet në këtë komunë. “Sapo të përfundojmë me çështjet teknike, Dragashi do të ketë shpejtësi interneti, të barabartë me shtetet e Perëndimit, por me çmime të njëjta, që aktualisht paguajnë klientët tanë”, tha Dida, i cili premtoi edhe për disa risi të tjera që do të sjell ndërmarrja “Connect”, por nuk deshi të japë më shumë hollësi.
 
 
Share