• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 19 Tetor 2009 12:21

Dragash - Organizata Rinore “Fisnikët” nga Prizreni, sot bëri prezantimin e Planit të Veprimit për rininë e Dragashit. Isuf Halimi nga kjo qendër rinore, tha se organizata e tyre ka punuar një kohë të gjatë, derisa ka përpiluar këtë plan, i cili parashikon të gjitha veprimtaritë jetësore që ndërlidhen me rininë, e që implementimi i tij do të bëhet deri në viti 2012. Në publikimin e këtij plani rinor, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili përgëzoi iniciativën e kësaj organizate rinore, duke iu ofruar atyre edhe mbështetje nga strukturat komunale. (R.SH)

Dragash - Krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash, kanë bërë publik planin zhvillimor lokal, në të cilin parashihet ngritje ekonomike dhe punësim, përmes organizimit më të mirë të punëtorive zejtare dhe hapjen e disa fabrikave, në partneritet me afaristët ndërkombëtarë.Në shpalosjen e programit të saj, në emisionin special të Radio Sharrit “Zgjedhjet – 2009”, AAK-ja ka thënë se treva e Dragashit është mjaftë joshëse për shumë afaristë të huaj, të cilët dëshirojnë të hapin reparte për prodhimin e artikujve ushqimorë ekologjik.Për ta arritur këtë, sipas kandidatit për kryetar të komunës nga kjo parti, Burim Piraj, duhet një organizim më i mirë i strukturave komunale.
(R.SH)

Dragash -
Partia e Aksionit Demokratik, dega në Dragash, thotë se është e gatshme për të garuar në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Kryetari i degës së kësaj partie, Nihat Osmani, ka bërë të ditur se përgatitjet që i ka bërë ky subjekt politik në Dragash, në mungesë të mjeteve materiale, janë mjaftë modeste, duke marrë parasysh faktin se kjo është një parti minore dhe se nuk ka aspirata për të marrë pushtetin lokal, por që shpreson se në këto zgjedhje do të dalë me më shumë këshilltarë në Kuvendin Komunal.Pas spekulimeve se SDA-ja në Dragash nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe as që e njeh Kosovën si shtet të vetin, drejtuesi i degës së këtij subjekti politik, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se e tëra kjo është një dezinformatë, me prapavijë politike. (R.SH)
Dragash - Krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash, sonte, me fillim në ora 17:00, do të takohet me banorët e fshatit Zaplluxhe, në lokalet e shkollës së këtij fshati. Zyra për informim e kësaj partie, ka bërë të ditur se hapja zyrtare e fushatës në Dragash, do të bëhet të premten, më 23 tetor, në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Dragash, me fillim në orën 14:30 minuta. Sipas këtij njoftimi, në hapjen e fushatës do të marrin pjesë strukturat më të larta partiake nga qendra, biznesmenët më të suksesshëm nga vendi, si dhe, për argëtimin e publikut, prezente do të jetë edhe këngëtarja, Zanfina Ismaili. (R.SH)

Bruksel -
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka mirëpritur zhvillimet e fundit mes Shkupit dhe Prishtinës, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes tyre.
“Është një shenjë inkurajuese dhe pjekurie, kur gjenden zgjidhje të pranueshme bashkërisht për çështje të mbetura pezull në mes fqinjëve", thekson presidenca suedeze përmes një komunikate, duke shtuar se, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë tashmë është vendi i parë nga ish-Jugosllavia, ku përcaktimi i kufirit është kompletuar.
Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë në BE, Javier Solana.
(RTK)

Beograd -
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe vendit tonë, ka ngjallur reagime të menjëhershme të Beogradit zyrtar.Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se vendimi i qeverisë së Maqedonisë, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, do t’i rrezikoj raportet Beograd – Shkup, në momentin kur ato kanë filluar të përmirësohen.“Konsiderojmë se ky vendim është për keqardhje”, u tha Jeremiq gazetarëve në Beograd, duke theksuar se një vendim i tillë i Shkupit do të ketë pasoja. (Beta)
Share