• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
SDA – S’ka para!
e Hënë, 19 Tetor 2009 14:47

Pas spekulimeve të ndryshme, se gjoja Partia e Aksionit Demokratik (SDA), nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit dhe as që e njeh Kosovën si shtet të vetin, drejtuesi i degës së këtij subjekti politik boshnjak, Nihat Osmani, në një konferencë për shtyp, ka bërë të ditur se e tëra kjo është një dezinformatë me prapavijë të qartë politike. “Në prag të zgjedhjeve, subjektet ndërkombëtare janë interesuar, nëse do të marrim pjesë edhe ne në këto zgjedhje, apo jo. Padyshim që e tëra kjo është pasojë e një propagande të paskrupullt nga qarqe të caktuara, me qëllim të komprometimit të subjektit tonë politik, me një bagazh të lakmueshëm edhe gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Osmani, duke shtuar se banorët e Gorës, e njohin Kosovën e pavarur, me kufijtë e saj të plotë, duke filluar nga Restelica e Gorës së Dragashit, e deri në Merdare.
“Banorët e kësaj ane, me shekuj kanë jetuar bashkërisht me fqinjët e tyre shqiptarë, duke e ndarë me ta të mirën dhe të keqen. Këtë e dëshmon edhe programi shumë i qartë, i subjekti tonë politik, me të cilin SDA-ja e ka kundërshtuar fuqishëm politikën milosheviqiane”, tha Osmani.Duke iu kthyer fushatës parazgjedhore, Osmani ka bërë të ditur se përgatitjet që i ka bërë ky subjekt politik në Dragash, në mungesë të mjeteve materiale, janë mjaft modeste, ngase për të përgatitur një fushatë të mirëfilltë, nevojiten mjaft para. “SDA - S’ka para”, tha në shaka, Osmani, duke e pranuar se partia e tij është minore në këtë komunë. “Ne nuk kemi aspirata për të marrë pushtetin lokal, por shpresojmë se në këto zgjedhje do të dalim me më shumë këshilltarë në Kuvendin Komunal. Kjo për ne mjafton, ngase në këtë mënyrë do të dëgjohet fuqishëm edhe zëri ynë në organin më të lartë të komunës. Ne i premtojmë elektoratit tonë, se do të angazhohemi edhe më tej për zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj komune, tradicionalisht të pazhvilluar, për të krijuar kushte të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, në mënyrë që të rinjtë tanë të mos e braktisin vendlindjen, ashtu siç ka ndodhur gjithnjë, dhe siç po ndodhë edhe tani”, ka thënë kryetari i degës së këtij subjekti politik, Nihat Osmani.

Në përfundim të kësaj konference, ai ka shfaqur shpresën se ky subjekt politik pret vota edhe nga qytetarët shqiptarë nga treva e Opojës, ashtu siç presin subjektet politike shqiptare nga treva e Gorës.

Share